Panairi “Ditë e hapur me Policinë”

slider1GARDA E REPUBLIKËS MERR PJESË NË PANAIRIN E ORGANIZUAR NGA

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në datat 07 dhe 08 Qershor Ministria e Punëve të Brendshme oraganizoi në sheshin përballë Pallatit të Kongreseve panairin “Ditë e hapur me Policinë e Shtetit”. Ky panair promovoi vlerat më të mira të arritjeve në një vjetorin e krijimit dhe funksionimit të Komisariatit Dixhital dhe lançoi njëkohësisht numrin ndërkombëtar të urgjencave 112 për qytetarët, i cili përdoret masivisht në të gjitha shtetet e BE-së e disa të tjera europiane.

Garda u prezantua në këtë panair me mjetet e saj teknologjike të cilat janë në përdorimin e saj aktual, armatimin, uniformat dhe paisje të sektorit xhenio-kimik, duke paraqitur para publikut dhe evolucionin e saj ndër vite në mjete dhe teknologji. Një vend të veçantë në stendën e Institucionit tonë zunë edhe pajisjet e përdorura më herët nga Garda.

Nën vëmendjen e veçantë dhe kujdesin e drejtëpërdrejtë të Komandantit, Gjeneral Gramos Sako, pavioni i Gardës u kompozua dhe u prezantua në mënyrë profesionale dhe dinjitoze.

Gjatë dy ditëve të panairit u vu re një interesim i madh i qytetarëve, figurave publike, ish oficerëve dhe personaliteteve Shtetërore. Kurioziteti më i madh i vizitorëve ishte për të parë uniformat ndër vite, sikurse për zgjerimin e njohurive ndaj armëve të përdorura nga efektivët e Gardës.

Panairi u vizitua edhe nga Kryeminstri i Shqipërisë, Zoti Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme, Zoti Saimir Tahiri, deputetë të Komisionit të Sigurisë në Parlamentin shqiptar dhe veteranë të Gardës së Republikës e punonjës të Policicë së Shtetit.

stema

© Garda e Republikës 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.