Samiti Parlamentar i NATO-s

SAMITI I NATO 01Data 27 Maj 2016 mund të konsiderohet padyshim si një datë historike, e cila bëri që Shqipëria të ishte edhe këtë herë në sytë e të gjithë mediave botërore. 27 Maji mblodhi në Tiranë, për herë të parë, rreth 250 parlamentarë të 28 vendeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, si dhe ZV/ Sekretarin e Përgjithshëm të saj dhe stafet e tyre.

“Maratona tre ditore e Asamblesë do të vendosë në organizim të rreptë rreth 600 forca të sigurisë”- do të shkruante Yahoo News në faqen e saj të parë të miliona syve. Sigurisht që për një vend të vogël e në zhvillim si Shqipëria, evente të tilla i japin jehonë asaj dhe janë një publicitet i pashlyeshëm.

Organizimi i Samitit, përveç se u konsiderua si një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s, por një vend i vogël përballë anëtarëve të kësaj aleance, ishte e gjitha një sfidë për nga ana e sigurisë që Institucionet si Policia e Shtetit, Garda e Republikës, SHISH, do të kishin në ngarkim. Por ashtu si në evente të tjera të kësaj rëndësie, vlen të përmendim këtu mikpritjen e Papa Françeskut në Shqipëri, vizitën e Kerryt apo atë të Merkel, Institucioni i Gardës së bashku me Institucionet e tjera të sigurisë me të cilat bashkëpunon e bashkëvepron arriti të siguronte një klimë të qetë e të sigurtë për pjesëmarrësit përgjatë katër ditëve.  Mbarëvajtja e këtij evenimenti e paraqet Shqipërinë si një vend të sigurtë, plot stabilitet e që prodhon siguri të qëndrueshme. Kjo vlerësohet në arenën ndërkombëtare, e padyshim i rrit vlerat profesionale e organizative të  Gardës së Republikës në kryerjen e misionit të saj.

Garda e Republikës i filloi përgatitjet e saj për sigurinë e këtij eventi historik qysh një vit më parë duke siguruar materiale të nevojshme për programin që do të ndiqte Samiti, planimetri të vendzhvillimit të tij etj. Në muajin Janar të këtij viti filluan përgatitjet konkrete. U siguruan dhe u vendosën skanera dhe ura dedektore në hyrje të Pallatit të Kongreseve. U hartua plani i përbashkët i bashkëveprimit ndërmjet Policisë së Shtetit, ShISh, AISM-së, (Agjencia e e Inteligjencës dhe sigurisë së Mbrojtjes). U krijua qendra e përbashkët për koordinimin e të gjitha veprimeve. Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s  morën pjesë rreth 360 efektivë të Gardës.

Rëndësi parësore ju dha masave të sigurisë absolute në regjimin e hyrje-daljeve në ambientet ku do të zhvillonte punimet Asambleja.

E në përfundim të këtij eventi ato që lanë shijen më të mirë ishin fjalët e thëna nga Michael R. Turner, kongresmen dhe njeri me shumë influencë në Washington, i cili në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave për nder të pjesëmarrësve, do të shprehte se kishte mbetur i mrekulluar nga mikpritja shqiptare dhe bukuritë e Tiranës. Ai tha ndër të tjera se kjo vizitë do t’i lërë vendin vizitës së tij të ardhshme për arsye turistike. Nuk ka diskutim se një rol kyç për opinione të këtilla luajti edhe klima e sigurtë dhe e paqtë që Institucionet e sigurisë së Vendit i siguruan vizitorëve të huaj. Garda e Republikës është e gatshme të presë dhe të realizojë me sukses, sikurse ka bërë deri më tani, sfidën e rradhës.

stema

© Garda e Republikës 2017 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.