Panairi 14 Mars 2017

okkMe rastin e ditës së Verës, 14 Mars 2017, Ministria e Punëve te Brendshme organizoi një panair në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si pjesë e strukturave të Ministrisë, Garda e Republikës u përfaqësua edhe këtë herë me stendën e saj, në të cilën shpalosi për publikun e gjerë historikun, misionin, armatimin etj. Nga publiku u tregua një interes i veçantë për të ditur më tëpër rreth funksionimit të Institucionit. Pjesëmarrja tepër e lartë e publikut në stendën e Gardës e tregoi më së miri këtë. Pavioni i Gardës së Republikës pati interes të vizitohej sidomos nga fëmijët të cilët ishin kureshtarë teksa shihnin uniformat e shërbimeve të ndryshme.

Mund të themi me bindje se Panairi rezultoi edhe njëherë tejet i suksesshëm.

stema

© Garda e Republikës 2017 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.