Kryeministrat e Rajonit në Shqipëri

Kryeministrat e rajonit

 

Më datën 26 Gusht 2017, Kryeministri i Vendit, Z. Edi Rama zhvilloi një takim joformal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Z. Rama priti në Durrës Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, Kryeministren serbe, Brnabic, Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic. Në Durrës ishte gjithashtu i pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonit, Johannes Hahn. Për mbarëvajtjen me sukses të këtij takimi pati një angazhim të gjerë të forcave të sigurisë së Gardës së Republikës. Ata kryen shërbime që nga sigurimi i rrugëkalimeve, deri tek eskortimi i delegacioneve nga mbërritja deri në largimin e tyre nga Shqipëria. I gjithë takimi dhe mbarëvajtja e aktivitetit përfundoi me sukses në sajë të profesionalizmit të treguar edhe këtë herë nga punonjësit e sigurisë të Gardës. Evente të tilla na bëjnë krenarë dhe na motivojnë për një punë kurdoherë më rezultative.

stema

© Garda e Republikës 2017 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.