Dhurimi i gjakut

SLIDERTë dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë!
Garda e Republikës u sensibilizua edhe sot, si çdo vit tjetër, duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, pranë ambienteve të Komandës, shumë punonjës të Gardës shprehën vullnetin dhe dëshirën për të dhuruar gjak duke u solidarizuar me njërëzit në nevojë. Ndër të parët që dhuruan gjak ishte Komandant i Gardës, Gjeneral Sako, i cili i bëri thirrje çdo efektivi që kishte dëshirë të bashkohej në këtë nismë humanitare për të mbështetur njerëzit në nevojë për gjak dhe veçanërisht fëmijët talasemikë. Krahasuar me vitin e mëparshëm numri i dhuruesve në Gardë këtë vit ishte më i lartë.
Solidariteti dhe tradita e Institucionit për dhurimin rregullisht të gjakut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

stema

© Garda e Republikës 2017 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.