Kursi Special i Sigurisë

Kursi Special i Sigurisë

Në kuadër të nisjes së procesit të Vetingut, Garda e Republikës zhvilloi një kurs të posaçëm dhe më të specializuar për efektivët që do të marrin në ruajtje godinat dhe anëtarët e komisionit të Vetingut. Kursi një mujor u zhvillua në qendrën stërvitore të Gardës.

Për vetë natyrën e veçantë të shërbimit, orët mësimore dhe stërvitore ishin të hartuara posaçërisht për këtë trajnim duke u mbështetur në kurrikulat mbi sigurinë të vendeve me eksperinencën më të lartë në këtë fushë.

Përpara fillimit të kursit u përzgjodhën kandidatët që plotësonin kriteret bazë për të siguruar statusin e truprojës së anëtarëve të komisionit të Vetingut të cilat ishin: 1) cilësitë morale të secilit individ 2) rezultatet e arritura gjatë testimit fizik 3) rezultatet e arritura gjatë testimit psikologjik.

Kurrikula e këtij trajnimi përfshinte ndër të tjera tema të tilla si: Përgatitja dhe njohja me profesionin, Njohuri mbi armët e zjarrit dhe përdorimin e tyre, Përgatitje fizike mbi teknikat e vetëmbrojtjes dhe Vip-it, Improvizime të situatave të rrezikshme, etj.

Në përfundim të kursit kursantët u testuan për përvetësimin e njohurive të arritura nga programi mësimor dhe secili prej tyre u pajis me çertifikatë për këtë qëllim.

stema

© Garda e Republikës 2017 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.