Sqarim mbi fotografinë e shfaqur në seancën parlamentare

27858655_955386197955621_6039101418728009758_n

 


Lidhur me fotografinë e shfaqur në seancën parlamentare të datës 15 Shkurt 2018 nga deputeti i partisë demokratike, Z. Sali Berisha, Garda e Republikës së Shqipërisë sqaron se personat e shfaqur në fotografi nuk janë efektivë të Institucionit tonë dhe nuk kanë asnjë lidhje me Gardën e Republikës. Është konstatuar se fotografia në fjalë është realizuar në një provincë të Italisë dhe Institucioni disponon edhe gjeneralitetet e personave që shfaqen aty.

Ndjejmë keqardhje për këtë sulm publik nga ish Kryeministri i vendit, Z.Sali Berisha, pasi Garda e Republikës i ka shërbyer përherë konform ligjit dhe vazhdon ta bëjë me përkushtim të plotë.

stema

© Garda e Republikës 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.