Takim i Komandantit të Gardës me përfaqësues të PAMECA V, Z.Giovanni Pasqua

LOGO-PV


Më datën 10 Maj 2018, Komandanti i Gardës, Gjeneral Gramos Sako, zhvilloi një takim zyrtar me ekspertin afatgjatë të Projektit PAMECA V, Z. Giovanni Pasqua përgjegjës për Sektorin e Burimeve Njerëzore.

Në fokus të këtij takimi qëndronte procesi i vetingut, pjesë e të cilit ishte edhe Garda e Republikës, si Institucion varësie i Ministrisë së Brendshme.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi vështirësitë e hasura gjatë këtij procesi, mbarëvatjen e tij dhe shqyrtimin e rezultateve në përfundim të këtij procesi. Z. Pasqua shprehu dëshirë dhe gatishmëri të plotë për të përfshirë Gardën e Republikës në projektet që PAMECA V do të zhvillojë me burimet njerëzore duke ofruar asistencë në fushën e sigurisë, trajnime për punonjësit dhe njëkohësisht konsultime mbi përmirësimin e kuadrit ligjor të vetë institucionit.

Në përfundim të takimit rezultoi se sipas një pike kontakte të vendosur tashmë mes Gardës së Republikës dhe PAMECA V idetë e bashkëpunimit do të marrin jetë shumë shpejt.

stema

© Garda e Republikës 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.