Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së datës 1 Tetor 2018, në ambientet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të Institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.