Marshim në Dajt


WEB FOTO


Me rastin e festës së 95 vjetorit të Republikës së Turqisë, Ambasada e saj në Tiranë së bashku me Gardën e Republikës ka organizuar një aktivitet me titull ‘Marshimi i Republikës’.

Aktiviteti është organizuar në malin e Dajtit me pjesëmarrës punonjës të Ambasadës, punonjës të zyrës së Atasheut të Ushtrisë së Turqisë në Tiranë, të ftuar nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Garda e Republikës, anëtarë të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarë shqiptarë. Marshimi nisi në fushën e Dajtit dhe përfundoi me ngjitjen në majën më të lartë të malit të Dajtit. Nga Garda e Republikës morën pjesë punonjës nga Njësia Speciale, Drejtoria e  sigurisë së PLSH-ve dhe Drejtoria për sigurinë e ORV-ve.

Pas arritjes në majën e Dajtit, grupi i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe turq në shenjë respekti, vlerësimi dhe miqësisë së përjetshme, hapën flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë.

Pas përfundimit të marshimit organizatorët janë shprehur se dëshirojnë që ky organizim të zhvillohet çdo vit dhe të kthehet në një traditë.

stema

© Garda e Republikës 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.