Analiza Janar-Qershor 2019

foto analiza


Sot, në datën 10 Korrik Garda zhvilloi analizën e punës së gjashtë-mujorit të parë të vitit 2019. Nën kryesimin e Komandantit të Gardës, gjeneral Gramos Sakos, në këtë analizë ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e strukturave.

Me anë të analizës u synua të bëhej një retrospektivë mbi veprimtarinë e kryer gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2019, e cila ka pasur të veçantat e saj në aspektin e objektivave dhe prioriteteve. Në këtë analizë u diksutua për ecurinë e punës dhe rezultatet e arritura për periudhën Janar-Qershor 2019, për realizimin e masave të matricës (masa/arritje të tjera thelbësore) në kuadër të prioriteteve të Ministrit, nivelin e Treguesve të performancës, në formë analize krahasuese për 6 mujorin e parë të 2019 dhe 6 mujorin e parë të 2018.

Nga analiza rezultoi se Garda ka realizuar një sërë shërbimesh cilësore dhe profesionale me gjithë ngarkesën e lartë të punës që ka karakterizuar këtë gjashtëmujor të vitit. Krahas shërbimeve të përhershme për sigurinë e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe objekteve të infrastrukturës së Gardës së Republikës, Garda kreu edhe një sërë shërbimesh sigurie për delegacione të huaja që vizituan vendin tonë gjatë kësaj periudhe. Vlen për tu përmendur fakti se pikërisht për cilësinë e shërbimeve dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit, Garda mori 20 falënderime nga personalitetete të ndryshme të vendit dhe të huaja vetëm gjatë gjashtë muajve të parë.

Gjatë analizës u cekën edhe disa problematika të cilat gjatë diskutimit gjetën zgjidhje. Për gjashtë mujorin e dytë Korrik – Dhjetor 2019 janë planizuar detyrat për vazhdimësinë e punës, në realizimin e objektivave parësorë të ruajtjes, sigurisë dhe mbrojtjes së PLSH-ve, ORV-ve.

 

Në përfundim të analizës Komandanti falenderoi edhe njëherë stafin dhe i siguroi mbështjetjen e tij të mëtejshme në reazimin e detyrave të secilit.

stema

© Garda e Republikës 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.