Konferenca ENPFTAA Berlin

IMG_7698


Në datat 2-4 Shtator u zhvillua Konferenca dy-ditore në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Garda e Republikës.

BKA (Bundeskriminalamt), Policia Kriminale Federale, që merret me sigurinë e Personaliteteve të Larta të Gjermanisë organizoi për të dhjetin vit takimin e ENPFTAA (Rrjeti Europian i Vlerësimit të Rrezikut të Figurave Publike). Fokusi i takimit të këtij viti ishte rritja e rëndësisë së komunikimit përmes mediave sociale dhe përdorimit të shërbimeve anonime në internet ku nëpërmjet diskutimeve u shqyrtuan efektet objektive dhe subjektive që këto zhvillime mund të kenë mbi personalitetet e larta të shtetit.

Që prej vitit 1990, anëtarët e Rrjetit Europian të vlerësimit të rrezikut janë takuar çdo vit për shkëmbimin e eksperiencave të tyre. Ata diskutojnë mbi metodat për të vlerësuar dhe menaxhuar kërcënimet ndaj figurave publike nga një perspektivë hetuese dhe psikologjike. Këtë vit ishte hera e parë që në këtë takim morën pjesë vende të Ballkanit siç ishte Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga 27 vendet pjesëmarrëse në Konferencë ishte gjetja e metodave efikase për të parandaluar maksimalisht kanosjen e personaliteteve që nga terrorizmi deri nga persona të cilët shfaqin probleme mendore dhe përbëjnë rrezik real për ta.

Konferenca rezultoi e sukssesshme edhe për Gardën e Republikës edhe për shkak se është institucioni që merret drejtpërsëdrejti me sigurinë e personaliteteve. Ishte një eksperiencë e dobishme që shpresojmë të përsëritet edhe në vitet pasuese.

stema

© Garda e Republikës 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.