Letër falenderimi!

Falenderim doktor Edvin Priftit dhe stafit të kardiokirurgjisë në QSUT

Fronti kryesor i luftës është Koronavirusi, por “lufta” për jetën vazhdon në të gjithë sektorët.

U njohëm me një rast ndërhyrje kirurgjikale në zemër, kryer nga mjeku i talentuar Edvin Prifti dhe pacienti është punonjësi i Gardës së Republikës Endrit Lirza. Një ndërhyrje sa profesionale po aq humane.

Ndjejmë detyrimin moral që në emër të kolegëve, bashkëpuntorëve dhe miqve të Erditit të shpreh mirënjohjen maksimale për doktor Edvinin dhe stafin e kardiokirurgjisë në QSUT.

Faleminderit doktor Edvini, me dijet dhe përkushtimin profesional e njerëzor, ktheve në jetë një njeri, një prind, një ushtarak.

Falë jush, djali do përqafojë sërish babain, familjarët njeriun e tyre dhe ne kolegun tonë.

Rasti e solli të lexojmë CV e doktor Edvinit dhe konsiderata e parë që të krijohet është që Shqipëria ka kapacitete shkencore e intelektuale të krahasueshme me botën e zhvilluar.

stema

© Garda e Republikës 2020 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.