Garda dhuron gjak


Apelit publik për të dhuruar gjak iu përgjigjën sot edhe efektivët e Gardës së Republikës.

Duke e kthyer dhurimin në një ritual të përvitshëm, punonjës të Gardës shprehën vullnetin dhe mbushën sallën për disa orë, duke dhuruar gjak, jetësor për dhjetëra fëmijë në nevojë e emergjencë mjekësore.

Komandanti i Gardës, Gjeneral Gramos Sako, ftoi çdo efektiv t’i bashkohej me dëshirë nismës humanitare për të mbështetur njerëzit në nevojë për gjak dhe veçanërisht fëmijët talasemikë.

Komandanti tha se “veç përmbushjes së detyrave parësore të ngarkuara nga ligji, që janë ruajtja dhe mbrojtja e personaliteteve të larta shtetërore dhe rezidencave, solidariteti dhe tradita e Institucionit për dhurimin rregullisht të gjakut do të vazhdojë, e së bashku me të, edhe akte të tjera ndihme e gadishmërie të Gardës për të qenë pranë qytetarëve në nevojë”.

#DhuroGjakShpëtoJetë

 

stema

© Garda e Republikës 2020 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.