Të nderuar punonjës,
Në këtë ditë të shënuar të krijimit të Gardës së Republikës dëshiroj të ndaj me ju urimin tim.
Në detyrën e Komandantit të Gardës, dua si fillim që të nderoj me respekt Dëshmorët e Gardës së Republikës, që dhanë jetën në mbrojtje të ligjit e përmbushje të misionit.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë i takon ish punonjësve, brezave ndër vite, të cilët me profesionalizëm e përkushtim shkruan historinë e Gardës. Përvoja e tyre është një aset i rëndësishëm, të cilës ne i referohemi në vazhdimësi.
Gjatë historisë 92 vjeçare, Garda është përballur me vështirësi e sfida në rrugëtimin e saj. Por, kjo nuk e ka ndalur në asnjë moment devotshmërinë e secilit punonjës, të cilët me krenari kontribuan në ndërtimin e themeleve edhe më të forta të institucionit. Pa impenjimin e secilit prej jush, Garda nuk do të arrinte të përmbushte misionin e saj dhe as të ishte në këto nivele të lavdërueshme e bashkëkohore të ditëve të sotme. Ndaj, lejomëni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj shumë suksese në karrierën tuaj e në çdo sfidë që na pret për të nderuar emrin e Gardës së Republikës në çdo ditë të ekzistencës së saj.
Gëzuar!
Komandanti
Gjeneral Gramos SAKO