Shpallje për aplikim për studime


Shpallje për aplikim për studime në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare Turke, si Oficerë dhe Nënoficerë të Gardës së Republikës së Shqipërisë

KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE SIPAS KUOTAVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT:

1. Për aplikantët, të cilët do të kandidojnë për 7 kuotat e programit të studimit 4-vjeçar (bachelor dhe specializim për oficer) dhe 1 vit gjuhë turke:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë mbaruar shkollën e mesme brenda ose jashtë vendit dhe diploma të jetë e njehsuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
c) Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë nga organet e drejtësisë ose të mos jetë në ndjekje nga organet e drejtësisë; (vërtetim nga Prokuroria, Gjykata dhe dëshmi penaliteti ose dokumenti vërtetues i aplikimit për dëshminë e penalitetit)
d) Të mos jetë më shumë se 20 vjeç në datën e aplikimit;
e) Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
f) Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe të mos vuajë nga sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive;
g) Të jetë mbi 175 cm;
h) Mesatarja e notave të viteve të shkollës së mesme të jetë mbi 8.5;

Kandidati, i cili nuk plotëson të paktën një nga kriteret e mësipërme skualifikohet dhe nuk kalon në fazat e tjera të vlerësimit. Në përfundim të këtij programi studimi aplikantët do të marrin titullimin “Oficer”.

2. Për aplikantët të cilët do të kandidojnë për 5 kuotat për programin e studimit 1-vjeçar (specializim për oficer) dhe 1 vit gjuhë turke:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë mbaruar studimet e larta master për shkenca sociale, juridike, ekonomike dhe informatike brenda ose jashtë vendit dhe diploma të jetë e njehsuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
c) Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë nga organet e drejtësisë ose të mos jetë në ndjekje nga organet e drejtësisë; (vërtetim nga Prokuroria, Gjykata dhe dëshmi penaliteti ose dokumenti vërtetues i aplikimit për dëshminë e penalitetit)
d) Të mos jetë më shumë se 30 vjeç në datën e aplikimit;
e) Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
f) Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe të mos vuajë nga sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive;
g) Të jetë mbi 175 cm;
h) Mesatarja e notave në programet bachelor dhe master të jetë mbi 8, për secilin program studimi;

Kandidati i cili nuk plotëson të paktën një nga kriteret e mësipërme skualifikohet dhe nuk kalon në fazat e tjera të vlerësimit. Në përfundim të këtij programi studimi aplikantët do të marrin titullimin “Oficer”.

3. Për aplikantët të cilët do të kandidojnë për 7 kuotat për programin e studimit 1-vjeçar (specializim për nënoficer) dhe 1 vit gjuhë turke:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë mbaruar studimet e larta bachelor për shkenca juridike, ekonomike ose informatike brenda ose jashtë vendit dhe diploma të jetë e njehsuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
c) Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë nga organet e drejtësisë ose të mos jetë në ndjekje nga organet e drejtësisë; (vërtetim nga Prokuroria, Gjykata dhe dëshmi penaliteti ose dokumenti vërtetues i aplikimit për dëshminë e penalitetit)
d) Të mos jetë më shumë se 25 vjeç në datën e aplikimit;
e) Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
f) Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe të mos vuajë nga sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive;
g) Të jetë mbi 175 cm;
h) Mesatarja e notave të programit bachelor të jetë mbi 8;

Kandidati i cili nuk plotëson të paktën një nga kriteret e mësipërme skualifikohet dhe nuk kalon në fazat e tjera të vlerësimit. Në përfundim të këtij programi studimi aplikantët do të marrin titullimin Nënoficer”.

Faza e aplikimeve përfundon në datë 2 nëntor 2020.

Kandidatët për të tre programet e studimit duhet të paraqesin në Sektorin e Burimeve Njerëzore, këto dokumente: 

  • Kërkesë për ndjekjen e studimeve, ku të përcaktohet programi për të cilin aplikon;
  • Fotokopje të kartës së identitetit;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës (sipas nivelit të studimeve që aplikon);
  • Vërtetim nga gjykata;
  • Vërtetim nga Prokuroria;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti), dokumenti i aplikimit për dëshminë e penalitetit (formular vetë-deklarimi  i gjendjes gjyqësore);
  • Raport mjekësor që vërteton se nuk është bartës i viruseve AIDS dhe Hepatit B, dhe që nuk vuan nga sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.

Formular vetë-deklarimi i Gjendjes Gjyqësore – Shkarko këtu

 

Dokumentet duhet të dërgohen brenda datës 2 nëntor 2020, në adresën:

Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë

(e-mail: institucioni@garda.gov.al – Nr. Tel: 0694136058)

Komisioni i Vlerësimit, brenda datës 5 nëntor 2020, bën vlerësimin e kandidatëve përmes një procesi përzgjedhës, i cili do të zhvillohet në këto faza:

a) Vlerësimi i formimit arsimor dhe kualifikimeve (deri në 20 pikë);
b) Testimi fizik (deri në 30 pikë);
c) Njohuritë e gjuhës angleze (deri në 20 pikë);
d) Intervista e strukturuar me gojë (deri në 30 pikë);

Kandidatët që shpallen fitues duhet të jenë të gatshëm të fillojnë studimet në programet përkatëse të studimit brenda muajit Nëntor 2020.

p.s. Kandidatët që aplikojnë në secilën prej tre kategorive të mësipërme të programeve studimore dhe që pas testimit të njohurive të gjuhës turke rezultojnë se e njohin atë në nivel B2-C2, nuk e zhvillojnë kursin 1 vjeçar të gjuhës turke. Këta kandidatë pas përzgjedhjes si fitues fillojnë menjëherë studimet në vitin akademik të programit përkatës të studimit.

Tabela e normave të testimit fizik të kandidatëve 

Tabela e normave të testimit fizik të kandidatëve

stema

© Garda e Republikës 2020 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.