Shtyhet afati për aplikime

 

njoftim shtyrje


Shtyhet edhe 3 ditë afati për aplikimet për 19 kandidatë për oficerë Garde, në Akademinë e Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi.

Garda e Republikës ka shpallur kuotat për të interesuarit që duan të ndjekin studimet dhe programet për specializim në Akademinë e Xhandërmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi, për pozicionet oficerë, dhe nënoficerë.

Janë 3 programe studimi, programi katër vjeçar bachelor për oficer, program një vjecar specializim për oficer plus dhe nje programi i tretë specializim një vit për nënoficer.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret arsimore dhe fizike që janë publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme:

http://www.garda.gov.al/2020/10/27/shpallje-per-aplikim-per-studime/

Numri i kuotave është i limituar:

7 kuota për programin e parë, 5 kuota për programin e dytë, si dhe 7 kuota për programin e tretë.

Faza e aplikimeve për të tre programet e studimit përfundon ditën e premte, në datë 6 Nëntor 2020.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Gardës së Republikë së Shqipërisë ose me postë.

stema

© Garda e Republikës 2020 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.