Delegacioni i Karabinierisë Italiane në Gardë

foto1



Më datën 02.02.2021, Komandanti i Gardës, mikpriti në ambientet e Gardës së Republikës delegacionin e Karabinierisë Italiane, përfaqësuar nga Gjeneral Andrea Piras dhe Kolonel Nicola Conforti.

Gjeneral Gramos Sako e njohu delegacionin me misionin e Gardës, statusin, kornizën ligjore, strukturën, punën e përditshme të saj si dhe vizionin për një përqasje me strukturat homologe në interes të modernizimit të mëtejshëm.

Përfaqësuesit e Karabinierisë Italiane shprehën gatishmërinë për të asistuar dhe filluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet Gardës dhe Karabinierisë. Ky bashkëpunim konsiston kryesisht në shkëmbimin e eksperiencave, si edhe për trajnimin e punonjësve të Gardës në fushën e sigurisë së objekteve, trajnime të veçanta për Njësinë Speciale dhe trajnime të tjera.

Gjeneral Sako dhe Z. Piras bashkëndanë vullnetin për bashkëpunim mes Gardës së Republikës dhe Karabinierisë Italiane.

stema

© Garda e Republikës 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.