Garda 93 vite!

foto post BH


Të nderuar punonjës dhe ish punonjës,

93 vite më parë, u vunë gurët e themelit të Gardës së Republikës.

Gjej rastin t’i uroj ish punonjësve dhe juve që ende kontribuoni për mbarëvajtjen e institucionit:
GËZUAR DITËN E THEMELIMIT TË GARDËS SË REPUBLIKËS!

Është një ditë për të reflektuar me krenari mbi udhën e gjatë që ka kaluar institucioni ynë, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme.

Është dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, e padyshim edhe të lodhshëm e me përgjegjësi të lartë, që ndërmarrim çdo ditë së bashku.

Por, është edhe dita për të rivlerësuar gjithçka kemi arritur, e çfarë duhet të bëjmë më mirë. Sot është ditë feste dhe reflektimi.

Të nderuar ish punonjës të Gardës!

Përvoja e secilit prej jush, si pjesë integrale e Gardës, është një aset i rëndësishëm, të cilës ne dhe brezat në vijim do t’i referohemi gjithmonë.

Të nderuar oficerë e nënoficerë!

24 Qershori më obligon që, krahas urimit për festën, t’ju falenderoj për të gjitha arritjet tona të përbashkëta, për bashkëpunimin dhe performancën e përditshme në të gjitha situatat dhe detyrat që na paraqiten.

Pa ju dhe impenjimin tuaj, Garda nuk do ta përmbushte dot misionin e saj. Duke qenë i bindur në vlerat tuaja qytetare, profesionale dhe njerëzore, jam shpresëplotë se në çdo sfidë, Garda do të triumfojë.

Gëzuar edhe një herë këtë ditë frymëzuese!

Miqësisht,
Gramos SAKO

stema

© Garda e Republikës 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.