Certifikohet në Akademinë e Sigurisë, kontigjenti i parë i punonjësve të nivelit bazë për Gardën e Republikës.

Bazuar në nenin 16, gërmën a të pikës 2, të nenit 24, të ligjit nr. 33/2021, datë 16.03.2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr 881, datë 28.10.2020 “Për dhënien e statusit të veçantë Akademisë së Sigurisë, si institucion i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit e sigurisë publike, si dhe organizimin e funksionimin e saj”, në mbështetje të urdhrit nr. 229, datë 04.11.2021, të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, u zhvillua në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, kursi i formimit të përgjithshëm, për punonjës të nivelit bazë, për shërbimet në strukturat e Gardës së Republikës.

Grupi i kandidatëve, tashmë të certifikuar, u përzgjodh në një proces konkurimi tërësisht transparent, ku morën pjesë 117 konkurentë dhe u kualifikuan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë 57 prej tyre.

Në datën 28 Shkurt në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e përfundimit të trajnimit dhe e dhënies së certifikatave për 53 kandidatë për punësim në Gardë, që e përfunduan me sukses kualifikimin.

stema

© Garda e Republikës 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.