Mirënjohje për Hysni Hushën

Më shumë se për kontributin sot kemi nevojë për modelin e Hysës.

Dhe modeli i Hysës vlen të përgjithësohet. Në një ceremoni të thjeshtë, Drejtori i Përgjithshëm, nderoi me certifikatën e mirënjohjes Hysni Hushën, me rastin e daljes në pension.

Hysa, siç e kemi thirrur, la gjurmë aty ku shërbeu. Mjeshtër i eskortave dhe hapjes së rrugës, i papërtuar dhe i palodhur.

Kolegë֝t që kanë punuar me Hysën e portretizojnë si njeriun që nuk bën kompromis me detyrën.

Sot, kur mosha bën të vetën dhe duhet të kalojë në një faze tjetër, në pension, i urojmë Hysës jetë të gjatë dhe shëndet. Mos harro se kemi nevojë për përvojën tënde.

4 Comments

  1. Urime Hysës, jetë e shëndet. Faleminderit për gjithçka ke ofruar.

  2. Urime zemer dhe pension te mbare

  3. Urime zemer e pension te mbare

  4. Z.Hysni te pershendes karakteri dinjiteti i juaj dhe mbi gjithcka pergjegjshmeria e juaj te imponon respekt .Nga une Sokrat Suku suksese dhe mbarsi ne jeten e familjen Tuaj.

Submit a Comment

Your email address will not be published.

stema

© Garda e Republikës 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.