Gëzuar Ditëlindjen e 94!


Të nderuar punonjës,

Sot, me rastin e ditëlindjes së 94 të Gardës së Republikës, përfitoj nga rasti t’ju drejtohem miqësisht, për të falenderuar secilin prej jush për kontributin e pakursyer që jepni çdo ditë të punës suaj në këtë institucion. Jeni ju që shkruani pak e nga pak çdo rresht në librin e historisë së Gardës duke i dhënë vlera vijimësisë së saj.

Kjo është një ditë për të festuar sukseset dhe arritjet tona të përbashkëta, është një moment për të vlerësuar të gjitha përpjekjet që bëni për të rritur standartet e punës në drejtim të sigurisë dhe për ta formatizuar institucionin në nivelet më të larta bashkëkohore. Sigurisht, sfidat janë të shumta dhe ka ende shumë rrugë përpara, por jam i bindur që me vullnetin tuaj do të vazhdojmë të nderojmë emrin e denjë që Garda e Republikës ka të gdhendur!

Mirënjohje të thellë edhe për brezat paraardhës, të cilët me patriotizmin dhe vullnetin për të përmbushur misionin e Gardës me sukses, lartësuan vit pas viti dinjitetin e këtij institucioni. Prandaj, sot është dita, që të kemi në kujtesë dhe të nderojmë të gjithë ata, që u kujdesën për të ofruar kontributin e tyre të spikatur, hodhën themele të forta të asaj që sot është Garda e Republikës.

Sot, Shqipëria ndodhet përpara momenteve historike të rrugëtimit për përmbushjen e aspiratave të saj europiane.

Prandaj, të përpiqemi të gjithë sadopak dhe modestisht të orientohemi drejt një qasjeje të re përgjegjshmërie dhe të drejtohemi kah vlerave tona më të mira!

Le të përpiqemi të gjithë ta konsolidojmë sistemin e sigurisë sipas parimeve dhe standardeve të vendeve elitare për tu marrë shembull!

Qofshin të suksesshme edhe vitet e ardhshme!

Gramos Sako

Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

stema

© Garda e Republikës 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.