STËRVITJE E NJËSISË SPECIALE

Njësia Speciale, si pjesë integrale e Gardës së Republikës, luan një rol të rëndësishëm sa i përket përmbushjes së misionit, në lidhje me sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore, atyre shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë.

Ndër detyrat kryesore që kjo Njësi ka, përmenden: mbrojtja dhe evakuimi i PLSH-ve të vendit dhe të huaja, rivendosja e situatës në objekte të rëndësisë së veçantë, zgjidhja e detyrave të ndryshme në zbatim të planit të sigurisë së Gardës së Republikës, e të tjerë. Gjatë stërvitjes rutinë dallohen edhe taktika si “luftim trup me trup”, “veprime në rast të rënies në pritë në formë L”, “reagim i grupit CAT”, apo “qitje taktike”. Njësia Speciale në përbërje të saj ka edhe shërbimin kundërsnajper dhe zhytësit, ç’ka përbën veçanti për këtë njësi të specializuar.


stema

© Garda e Republikës 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.