Presidenti i Polonisë, Z. Andrzej Duda u prit ditën e sotme me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, e më pas zhvilluan një konferencë për shtyp. Në agjendën e kësaj vizite, siç e parashikon edhe Protokolli i Shtetit për vizita të këtij niveli, ishte edhe zhvillimi i homazheve dhe vendosja e kurorës në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Gjatë kryerjes së homazheve, Z. Duda u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Drejtues Madhor Gramos Sako.