Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Kreu   ->Historiku
NGA GARDA PRETORIANE E SKĖNDERBEUT TEK GARDA MBRETĖRORE E AHMET ZOGUT
  PROF. DR. Muharrem DEZHGIU

NGA GARDA PRETORIANE E SKĖNDERBEUT TEK GARDA MBRETĖRORE E AHMET ZOGUT 


Nė kuptimin e mirėfilltė historik koncepti “Gardė” ka tė bėjė me njė repart tė posaēėm, nė strukturat e ushtrisė, qė pėrbėhet nga forca tė zgjedhura, tė cilėt kanė si mision tė ruajnė a tė mbrojnė udhėheqėsit a drejtuesit mė tė lartė politik tė njė shteti. Gjithashtu, forcat e saj janė tė destinuara tė kryejnė misionin e nderimit tė shtetit me rastin e pritjes ose tė pėrcjelljes sė autoriteteve tė larta shtetėrore tė vendeve tė tjera me tė cilat zhvillohen marrėdhėnie shtetėrore.
Aktualisht, sipas strukturės piramidale tė Forcave tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare, tė pėrcaktuar nga ligji organik i saj, i datės 24 qershor 1928, ėshtė pranuar kjo ditė si data e krijimit tė Gardės sė Republikės. Sigurisht, vendimi qė pėrcakton kėtė datė tė krijimit tė Gardės sė Republikės ka marrė nė konsideratė lindjen dhe zhvillimin e shtetit shqiptar dhe tė ushtrisė kombėtare, si armė e ruajtjes sė tij.

Kėshtu, krijimi i shtetit tė pėrqendruar tė Skėnderbeut na sjell ndėrmend emėrtimin “Garda pretoriane”. Garda mbretėrore, siē thuhej ndryshe tek historiografėt e Skėnderbeut, kreu misionin e vet historik nė mbrojtje tė udhėheqėsit mė tė lartė politik e ushtarak tė shtetit shqiptar tė shek. XV. Por, nė tė njejtėn kohė i dha dinjitet e madhėshti Heroit tonė Kombėtar nė marrėdhėniet me shtete tė fuqishme tė kohės, nė pritjet dhe pėrcjelljet e personaliteteve tė larta tė atyre shteteve.
Madhėsia, pėrbėrja dhe funksionet e Gardės sė Skėnderbeut ishin nė funksion tė detyrave qė kishte pėrcaktuar shteti i tij. Garda e tij, qė arrinte mbi 2000 shqiptarė , tė pėrzgjedhur nga ushtria e tij, kishin cilėsitė mė tė mira si trimėrinė, besnikėrinė, disiplinėn dhe vendosmėrinė mė e lartė. Ajo kishte pėr detyrė jo vetėm tė mbronte udhėheqjen por tė futej nė luftimet vendimtare, nė ēdo situatė qė kėrkohej nga Komandanti. Organizimi i gardės sė Skėnderbeut, si repart special i ushtrisė sė tij si dhe cilėsitė qė duhej tė zotėronin trupat e saj, pėrbėjnė njė aset tė fortė historik, nė tė cilėn u mbėshtet krijimi i gardės sė shtetit shqiptar, nė pėrputhje me lindjen dhe shkallėn e forcimit tė tij. Nė kėtė kuptim tek pėrvoja e Gardės Skėnderbegiane tė shek.XV mund tė kėrkohen rrėnjėt e Gardės, nė kuptimin e sotėm tė kėsaj fjale dhe tė kėtij organizimi.

Nė periudhėn historike tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare qė pėrbėn njė periudhė tė lavdishme tė qėndresės dhe tė luftės ēlirimtare tė shqiptarėve kundėr Perandorisė Osmane, lindi Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo pėrfaqėsonte tė parėn organizatė politike-ushtarake mbarėkombėtare me njė platformė tė qartė kombėtare, pėr njė organizim shtetėror nė shkallė kombėtare por dhe me njė ushtri tė saj.

Nė Qeverinė Provizore, tė dalė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, midis strukturave ushtarake tė organizuara nė korpuse, brigada e regjimente, do tė zinte vendin e vet dhe formacioni i vogėl, i quajtur gardė, e cila kishte si mision tė mirėfilltė “Ruajtjen e Qeverisė Provizore”. Kjo nėnkuptonte garantimin dhe sigurimin e jetės sė qeveritarėve qėndrorė e lokalė.

Forcat e kėsaj strukture, e cila quhej dhe Ēaush, qė kryente detyra funksionale, pranė njė funksionari tė lartė apo pranė njė komandanti ishte e barasvlerėshme me detyrėn qė kryejnė adjutantėt. Adjutanti, siē dihej, pėrgjigjej jo vetėm pėr krijimin e kushteve tė pėrshtatshme pėr punė tė funksionarit tė lartė, tė cilit i shėrben, por i gjendet kurdoherė pranė si roje personale, pėr garantimin e jetės.

Me ndėrprerjen e veprimtarisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr rrjedhojė tė shpėrbėrjes sė organizmave tė larta qė krijoi ajo, pushuan sė funksionuari edhe trupat speciale, si pjesė e Forcave tė Armatosura tė Lidhjes. Megjithatė, mbrojtja e personaliteteve drejtuese tė administratės civile e ushtarake vazhdoi edhe mė pas, por si pjesė e strukturave tė Perandorisė. Kėtė dukuri e konstatoi dhe e vuri nė dukje edhe misionarja angleze Edith Durhami.

Me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe me krijimin e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, nėn drejtimin e Ismail Bej Vlorės, kishte lindur dhe nevoja e ruajtjes dhe mbrojtjes sė autoriteteve tė larta tė shtetit shqiptar. Barrėn e organizimit te Dikasterit tė Mbrojtjes Kombėtare e mori komandanti i shquar i kryengritjeve shqiptare tė viteve 1910-1912, Mehmed Pashė Dėrralla. Si rezultat i zhvillimit tė vrullshėm tė ngjarjeve ushtarake nė Ballkan, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr i imponoi Shqipėrisė shpėrndarjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės dhe vendosi drejtimin e vendit nėn administrimin e Fuqive tė Mėdha, tė cilat pėrfaqėsoheshin nga Princi Vilhelm fon Vidi.

Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės, veē tė tjerave, ka meritėn se ideoi dhe realizoi praktikisht struktura qė kishin tė bėnin me mbrojtjen dhe sigurimin kombėtar. Formimi i Dikasterit tė Luftės ishte tepėr i rėndėsishėm. Ky dikaster do tė kryente dhe detyrat e Komandės sė Pėrgjithshme tė Fuqive tė Armatosura, nė pėrbėrjen e tė cilės pėrfshihej dhe Garda Ushtarake Nderi. Qė kur Ismail Qemali udhėtonte nga Durrėsi pėr nė Vlorė, mė 23 nėntor 1912, ai pėrcillej nga njė Gardė Ushtarake Nderi, e cila ruante atė Burrė Shteti dhe e bashkėshoqėronte nė rrugėn drejt Vlorės. Ky formacion qė shoqėronte Ismail Qemalin me funksionet qė kreu, shpalosi elementėt thelbėsorė tė funksioneve tė Gardės, jo vetėm tė ruajtjes por dhe tė kryerjes sė ceremonialit tė Nderit nė marrėdhėniet qė do tė krijonte Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės. Truproja personale, e zgjedhur pėr aftėsitė e mira fizike dhe pėr besnikėrinė e lartė, kishte bėrė tė mundur qė Ismail Qemali tė kryente misionin historik kombėtar dhe njėherazi t'i tregonte botės se Qeveria shqiptare ishte serioze dhe nė pikėpamje tė ceremonialit.
Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore organet e larta shtetėrore tė Shqipėrisė dolėn si rezultat i Kongresit Kombėtar tė Lushnjės. Me krijimin e kėtij shteti tė ri prania e gardės bėhet disi mė e qartė. Ky problem erdhi duke u qartėsuar e duke u pėrmirėsuar edhe nė vitet e luftės politike 1921-1924. Nė kėtė periudhė kohore spikati roli i Ahmet Zogut me mendimet qė dha lidhur me cilėsitė e kriteret qė do tė pėrmbushnin pjestarėt e Gardės.

Problemi i rolit dhe i peshės sė Gardės bėhet mė i spikatur nė vitin 1925, kur nė buxhetin e shtetit parashikohet njė shtesė fondi pėr shpėrblimet mujore qė pėrfitonin oficerėt e Gardės sipas gradave. Ndėrsa, nė njė dokument zyrtar tė datės 15 prill 1925, vihej shumė qartė nė dukje se, pėr ruajtjen personale tė Presidentit si dhe pėr organizimin e ritualeve formale shtetėrore, qė i pėrkasin Kryetarit tė Republikės, u formua Kompania e Gardės Presidenciale. Komandant i saj ishte toger Hysen Selmani. Nė pėrbėrje tė saj ishin 17 oficerė e nėnoficerė dhe 169 xhandar.

Nė vitet 1926-1927 batalioni i Gardės Presidenciale pėrbėhej nga 25 oficerė, 106 nėnoficerė dhe 488 ushtarė. Ndėrsa Banda Presidenciale pėrbėhej prej civilėve qė arrinin 54 vetė. Krahas rritjes sė forcave qė pėrbėnin Gardėn e Republikės u morėn masa pėr vlerėsimin e rolit tė kuadrove qė shėrbenin nė Gardėn Presidenciale. Mė 13.XI.1927 u shpall dekreti i Kryetarit tė Republikės, mbi bazėn e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave datė 3.VI.1927, pėr njė shpėrblim tė pėrmuajshėm tė Komandantit tė Gardės Presidenciale (150 fr. ari), pėr kapidanėt e Gardės (120 fr. ar), pėr togerat e Gardės Presidenciale (100 Fr. ar) pėr n/togerėt (60 fr. ar) dhe pėr aspirantėt e Gardės Presidenciale (40 fr. ar).

Brenda vitit 1925 u krijua dhe Adjudantura e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, e cila ngarkohej me detyrėn e kontrollimit tė kryerjes sė shėrbimit tė ruajtjes nga Kompania e Gardės. Me krijimin e kėsaj strukture tė plotė, me detyra tė pėrcaktuara qartė, ku spikat roli i Presidentit tė Republikės, Ahmet Zogu, mund tė thuhet se Garda e Shqipėrisė u krijua, duke u mbėshtetur nė pėrvojėn mė tė mirė tė organizimit tė shtetit modern tė kohės si dhe nė traditėn shqiptare pėr ruajtjen e personaliteteve .
Gardistėt e Republikės u shquan, nė radhė tė parė, pėr devotshmėrinė ndaj ēėshtjes kombėtare, por edhe pėr cilėsitė etiko-profesionale qė kėrkoheshin pėr pėrmbushjen e misionit tė tyre nė mbrojtjen e Personaliteteve mė tė Lartė tė Shtetit. Njė shembull tė tillė devotshmėrie ndaj detyrės sė ruajtjes shfaqi adjutanti Llesh Topallaj, i cili dha jetėn kur ndaj Mbretit u bė atentat nė Vjenė tė Austrisė.

Uniforma e gardistit dallohej nga elementė e simbole tė mirėfillta shqiptare, siē ishte shqiponja e zezė dykrenore, apo shiriti kuq e zi, elemente kėto, qė rritnin pėrgjegjėsinė pėr kryerjen e detyrės, por ngrinin lart dinjitetin dhe autoritetin e figurės sė tyre, nė ansamblin e Forcave tė Armatosura.
Dekretligji i datės 24 qershor 1928 i Qeverisė Shqiptare pėrbėnte njė ligj organik tė plotė pėr Forcat e Armatosura, ku bėnte pjesė edhe Garda. Sipas artikullit 75 tė Statutit Komanda e Gardės bėnte pjesė nė Komandat e Larta siē ishin: Komanda e Divizionit Aktiv, Komanda e Divizionit Rezervė, tri Komanda, Grupe Artilerie, njė Komandė Artilerie, njė Komandė e Trupave tė Xhenjos dhe njė Komande e Marinės.

Dekretligji i 24 qershorit 1928 pėrbėn dokumentin e parė autentik, ku pėrcaktohet nocioni i Gardės dhe pėrmbajtja qė merrte ky nocion, nė kėtė ēast historik tė institucionalizimit tė shtetit modern shqiptar.

Prandaj, aprovimi i kėtij dekretligji tė rėndėsishėm, i 24 qershorit 1928, shėnon nė fakt, ditėlindjen e Gardės sė Republikės. Ėshtė ky njė vlerėsim serioz i kėtij fakti historik, si njė respekt e konsideratė e veēantė pėr kėtė formacion tė besueshėm qė luajti rol tė rėndėsishėm nė funksionimin normal tė shtetit shqiptar. Ky vlerėsim i efektivit tė gardės do tė shprehej dhe nė rregullimin e shpėrblimit financiar mujor. Kėshtu, sipas ligjit tė datės 2.7.1928 pėr kalorėsit e gardės u caktua njė shpėrblim 10 fr. pėr ēdo muaj.

Nė kuadrin e pėrsosjes dhe forcimit tė shtetit shqiptar, mė 1 shtator 1928, Shqipėria u shpall “Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe e trashėgueshme”. Kėtė vendim e mori Asambleja e Dytė Kushtetuese. Sipas kėtij vendimi, Presidenti i Republikės, njėherėsh dhe kryetari i qeverisė, u deklarua “Mbret i shqiptarėve”. Ndryshimi i formės sė regjimit, duke mbetur nė krye i njėjti personalitet politik, Ahmet Zogu, do tė rriste mė tej dinjitetin e kėtij shteti nė raportet ndėrkombėtare. Prestigji i Shqipėrisė do tė merrte pėrmasa tė dukshme ndaj fqinjėve si dhe ndaj shteteve me tė cilėt bashkėpunonte. Pa dyshim, nė kėtė drejtim luajti rolin e vet dhe miratimi e zbatimi i Statutit Themeltar tė Shtetit ose Kushtetuta e Mbretėrisė.

Ligjet dhe aktet e tjera nėnligjore, qė dolėn mė pas, pėr zbėrthimin dhe zbatimin e Statutit Themeltar tė Mbretėrisė, nė mėnyrė tė natyrshme, sollėn pėrmirėsime dhe nė organizimin e Forcave tė Armatosura, pėr pasojė dhe tė Gardės Mbretėrore. Ligji i ri pėr “Organizimin e Fuqive Armate i 27 nėntorit tė vitit 1929 e vendosi Ushtrinė Kombėtare nėn Komandėn e Mbrojtjes Kombėtare, e cila mė parė quhej Komanda e Fuqive Armate.

Garda, qė tashmė mori cilėsimin “Garda Mbretėrore”, kishte kėtė strukturė: Komanda e Gardės, njė kompani, njė eskadron kavalerie dhe banda muzikore.
Nga Komanda e Gardės Mbretėrore varej dhe njė batalion kėmbėsorie, nė pėrbėrje tė tė cilit bėnin pjesė: 21 oficerė, 37 nėnoficerė, 412 gardistė. Bateria e artilerisė, nė varėsi tė Komandės sė Gardės, pėrbėhej nga 4 oficerė, 10 nėnoficerė dhe 138 ushtarė. Nė shėrbim tė tyre kishin 9 kafshė ngarkuese e 4 topa.

Faik Konica vlerėsonte se Shqipėria ėshtė vendi mė i rregullt i kohės nė rajonin e Ballkanit (ėshtė fjala pėr vitin 1929 – MD.) pėrsa i pėrket qetėsisė dhe sigurisė qytetare, se shqiptarėt janė fisnikė dhe se po marrin fuqi tė re pėrmes njė pune entuziaste qė bėjnė sė toku. Ndėrsa, Forcat e Armatosura (pėrfshi kėtu edhe Gardėn Mbretėrore) nė pamje tė jashtme dhe nė cilėsinė e pėrmbushjes sė detyrės, shprehen pėr njė frymė tė re bashkėkohore. Duke iu referuar rolit tė Mbretit shqiptar nė kėto arritje, ai do tė theksonte se, A. Zogu “ka shėrbyer si faktor i unifikimit tė kombit, duke rivendosur rendin pas anarkisė, duke shpėtuar vendin nga brigandizmi dhe mungesa e ligjeve”.
Struktura e Gardės Mbretėrore riorganizohej e pėrsosej sipas rrethanave e funksioneve qė i pėrcaktoheshin pėr tė kryer. Kėshtu, nė bazė tė dekretligjit tė datės 30 qershor tė vitit 1931, struktura e Gardės pėrbėhej nga: komanda, njė kompani dhe njė skuadėr. Me njė strukturė tė tillė mendohej se, Garda do tė ishte mė operative dhe mė efektive. Ndėrsa mė shumė kujdes dhe vėmendje iu kushtua pėrmbushjes sė detyrave ceremoniale tė Gardės. Ndaj, mjaft oficerė tė Gardės Mbretėrore patėn mundėsi reale pėr kualifikim e specializim nė shkollat e huaja, sidomos nė Itali. Nė kėtė mėnyrė Garda Mbretėrore kishte marrė tiparet e veta dalluese pėr gjithēka vihej re nė strukturat e Forcave tė Armatosura.

Garda Mbretėrore, e cila u pėrsos nė organizim, u pajis me teknikė dhe mjete bashkėkohore qė pėrbėnin premisa tė mjaftueshme pėr kryerjen e misionit tė saj, garantoi zbatimin me pėrkushtim tė betimit tė saj: Tė besojmė! Tė bindemi! Tė luftojmė!

Betimi i gardistit ishte i shenjtė pėr tė gjithė ata qė kishin marrė vendimin pėr tė kryer detyrėn nė strukturėn e Gardės Mbretėrore.
Mund tė thuhet pa hezitim se, nė kontekstin historik, Garda e Shqipėrisė, u krijua, u organizua dhe u konsolidua si njė strukturė speciale, moderne nė periudhėn e viteve 1925-1939.