|
|
|
|
|
HEROI I PARĖ I GARDĖS KOMBĖTARE
Major Llesh Topollaj
-Si humbi jetėn Major Llesh Topallaj pėr tė shpėtuar Zogun, Mbretin e Shqipėrisė-
Pesėmbėdhjetė tė shtėna armėsh nė orėn 22:15, tė 20 shkurtit tė vitit 1931, nė rrugėn Operangase, prishėn qetėsinė e mbrėmjes nė Vjenė, Austri. I ishte bėrė atentat mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogut. Vet Mbreti i vendit tė vogėl ballkanik kishte shpėtuar mrekullisht, por adjutanti (trupėroja) i tij Llesh Topallaj mbeti nė vend i vrarė, ndėrsa Eqerem Bej Libohova, Ministri i Jashtėm i asaj kohe u plagos nė kėmbė. Pėrveē alarmit tė krijuar nė kryeqytetin e Austrisė, vrasja e adjutantit Topallaj vėrtetoi edhe njė herė thėnien e asaj kohe se: tė ishte oficer shėrbimi i rojės sė Zogut qe njėlloj si tė ishte roje nate nė njė uzinė baruti, rreth e rrotull sė cilės shkreptinin rrufe.
77 vjet mė parė, Gjykata e Vjenės, me njė vendim tė posaēėm nė dhjetorin e vitit 1931, dėnoi vetėm me shtatė vjet heqje lirie Ndok Gjeloshin dhe tre vjet Aziz Ēamin, dy shqiptarėt qė organizuan atentatin mė tė bujshėm nė Evropė tė asaj kohe. Gazeta vjeneze Neue Freie Press, ditėn tjetėr deklaroi me tė madhe se me kėtė ngjarje ishte cėnuar mikpritja austriake. Ajo dhe simotrat e saj Wiener Tageblatt, Nachrichten, por edhe shqiptarja Vullneti i popullit, na sjellin pas kaq kohėsh kronikėn e njė prej ngjarjeve mė tė rėnda. Ndėrkohė, Llesh Topallaj, njeriu qė mbeti i vrarė pėr tė shpėtuar shefin e vet, ėshtė padyshim heroi i parė i Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė, por edhe njė hero qė me aktin e tij nuk ka njė tė dytė. Asnjė badigardi deri mė sot nuk i ka ndodhur tė jetė nė kėtė situatė dhe tė pranojė eliminimin e vetes pėr tė shpėtuar personalitetin qė ka pėr detyrė ta ruajė.
Tė japėsh jetėn pėr tė shpėtuar mbretin, duhet tė ketė qenė motoja numėr njė nė detyrėn e adjutantit tė Llesh Topallajt. I njohur si njė nga njerėzit mė besnikė tė Naltmadhnisė, Topallaj kishte arritur tė fitone besimin e padiskutueshėm tė shefit tė tij. Kjo i kishte dhėnė frytet e veta nė gradimin qė mbreti i kishte bėrė. Jo vetėm detyra e tij pėr ta shoqėruar atė nė ēdo hap, por edhe dhėnia e gradės Major, ishin shpėrblimet mė tė larta nga ana e Zogut. Besnikėria e tij u tregua mė shumė se kurrė gjatė atentatit. Pėr tė shpėtuar mbretin nga vdekja e sigurt, majori bėri tė vetmin veprim: Ti shpėtonte jetėn duke dalė pėrpara tij e duke marrė nė trup plumbat qė ishin drejtuar nga mbreti. Trupi i balsamosur i tij mbėrriti nė Durrės nė 5 marsin e atij viti, i sjellė nga vapori Otranto. I gjithė shteti i bėri nderimet mė tė mėdha kėtij njeriu, duke e cilėsuar hero mbi heronjtė. Batare pushkėsh e topash, flamur nė gjysmė shtizė, por edhe dhėnia e titullit Dėshmor i Kombit, ishin njė mėnyrė pėr tė baraspeshuar shėrbimin qė ai i kishte bėrė tė parit tė vendit. Kėshtu u mbyll jeta e kėtij njeriu besnik, qė mė tepėr se ēdo obligim tjetėr kishte ruajtjen e jetės sė mbretit.
Llesh Topallaj lindi nė Fan, Mirditė dhe u nda nga jeta nė Vjenė, Austri.
|
|
|
|
|
|