Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
NĖ PĖRKUJTIM TĖ 5 DĖSHMORĖVE QĖ DHANĖ JETĖN NĖ KRYE TĖ DETYRĖS Cerrik 1997
NĖ PĖRKUJTIM TĖ 5 DĖSHMORĖVE QĖ DHANĖ JETĖN NĖ KRYE TĖ DETYRĖS


-Ceremoni kushtuar 10- vjetorit tė rėnies nė krye tė detyrės sė n/oficerėve gardistė dėshmorė tė Atdheut: Sali MARTINAJ, Bashkim MELLA, Halit HAXHIA, Besnik SYLA, Qemal MEHMETI.

Nė kėtė ceremoni morėn pjesė familjarė tė tė rėnėve nė krye tė detyrės dhe drejtues tė Lartė tė Gardės sė Republikės, tė cilėt vendosėn kurora me lule pranė plakatės, ku janė tė vendosur emrat e pesė dėshmorėve gardistė.
Nė Maj tė vitit 1997,  qeveria e asaj kohe, nė mėnyrė qė tė pėrmbushej detyra e organeve tė rendit dhe me qėllim qė vendit ti kthehej qetėsia u krijua  njė grup me forca speciale, ku nė pėrbėrje u caktuan edhe disa mjete tė blinduara tė Gardės sė Republikės, pėr tė mbėshtetur veprimet nė pėrballje me kriminelet.Tė gjithė ne qė e kemi pėrjetuar atė periudhė kemi qenė dėshmitarė tė shumė situatave tė vėshtira nė lufte me krimin. Ne vepruam nė Berat, Korēė, Elbasan, e Shkodėr. Nė Tiranė patrulluam pothuajse ēdo natė. Por, pikėrisht kur puna jonė kishte rezultate tė admirueshme, ndodhi ajo qė ne nuk e dėshironim.
Nė qytetin e Cėrrikut ndodhi masakra e pėrgjakshme, nga e cila mbeten te vrarė pesė n/oficerė tė Gardės sė Republikės dhe ku u plagosėn shumė tė tjerė. Banditėt na goditėn nė pritė me tėrė furinė dhe llojet e armėve. Forcat tona arritėn tė dilnin nga prita duke ruajtur gjakftohtesinė, pasi nė rast tė kundėrt pasojat do tė kishin qenė tė pallogaritshme. Pas dhjetė vitesh, n/oficerėt gardistė tė rėnė nė krye tė detyrės, janė shpallur dėshmorė tė atdheut dhe familjet e tyre kanė marrė statusin e dėshmorit.
 Sot, ne pėrulemi me respekt para veprės heroike tė tyre e njėkohėsisht ndajmė hidhėrimin me familjarėt. Ne kurrė nuk do tė harrojmė karakterin burrėror tė Sali Martinit, urtėsinė dhe gadishmėrinė e Bashkim Mellės, fytyrėn e qeshur tė Besnik Sylės, maturinė nė veprime tė Halit Haxhisė e besnikėrinė e Qemal Mehmetit. Pas dhjetė vitesh, sot emrat e tė rėnėve vendosen nė memorialin e Gardės sė Republikės dhe pėrgjithmonė do tė nderohen me respekt e mirėnjohje. Nė kėtė 10-vjetor, homazh i bukur pėr n/oficerėt e rėnė gardistė dhe familjarėt e tyre janė vargjet e Fishtės sė madh:

O ata t'lumė qė dhanė jetėn
O ata t'lumė qė shkrinė vetveten
E lehtė u kjoftė mbi varr ledina
E butė u kjofshin moti e stina
Akulli, bora e serafina
E der t'kėndoj n'mal ndoni zanė
E der t'ketė ujė e ranė
E der sa shndrisin diell e hanė
Ata kurrė mos u harrojshin
N'kange e valle u kėndojshin!

Kliko per galerinė fotografike
 
 
 



Programimi dhe design: Shqiperiacom sh.p.k.