Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Njė vėshtrim i historisė sė Gardės nė vitet 1945-1990
   Prof. Dr. Valentina Duka
 


Pas instalimit tė regjimit komunist, ky i fundit ngriti nga e para tė gjitha institucionet dhe organet shtetėrore, tė cilat kishin si qėllim kryesor ushtrimin e pushtetit dhe mbrojtien e  tij. Njė pjesė e kėtyre institucioneve dhe organeve eksekutive ishin ngritur prej komunistėve dhe forcave partizane qė gjatė luftės, pikėrisht nė kėtė grup institucionesh bėn pjesė edhe garda, e cila ashtu si edhe ushtria shqiptare e pas vitit 1944 u ngrit duke patur si themel njėsitė partizane tė kohės sė luftės.

    Nė kėtė mėnyrė “Batalioni i Sigurimit tė Shtabit tė Pėrgjithėshėm” tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, tė cilit i  ishte  ngarkuar detyra e ruajtjes sė krerėve tė Shtabit gjatė kohės sė luftės, pas ēlirimit tė vendit, nė muajt e parė tė vitit 1945, u riemėrtua  “Batalioni Special i Shtabit tė Pėrgjithėshėm” dhe ishte pjesė pėrbėrėse e Divizionit tė Mbrojtjes sė Popullit, nėn varėsinė e Ministrisė sė Mbrojtjes. Dy vjet mė vonė dhe pikėrisht nė shkurt tė vitit 1947, ky batalion do tė merrte pėrfundimisht emrin “Garda e Republikės”. Regjimi komunist shpalli si  datė tė krijimit tė Gardės sė  Republikės sė Shqipėrisė 12 shkurtin e 1944 ės, e cila pėrkonte me ditėn e krijimit tė kompanisė gardiste pėr rujtien e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė LANĒ–it, datė qė mbeti nė fuqi deri nė 6 dhjetor tė vitit 1993.

    Garda e Republikės do tė qėndronte nėn varėsinė e Ministrisė sė Mbrojtjes deri nė vitin 1951, vit kur do tė kalonte nėn varėsinė e Ministrisė sė Brendėshme. Nė vitet e para tė ēlirimit, nisur nga rrethanat e brendėshme tejet delikate si dhe nga ato tė jashtme qė pėrkojnė me fillimin e Luftės sė Ftohtė, arma e gardės do tė merrte njė rėndėsi tejet tė madhe pėr regjimin komunist. Mė pas izolimi i Shqipėrisė, fillimisht nga Perėndimi dhe mė pas edhe nga Lindja, do ta shtrėngonte regjimin komunist qė tė mbante nė kėmbė struktura tepėr tė fuqishme e tė mėdha tė Mbrojtjes dhe tė Sigurimit, ndėr tė cilat arma e Gardės do tė kishte njė vend kyē.

    Duhet theksuar se Garda ka pėsuar gjatė viteve 1945–1990 njė evoluim tė vazhdueshėm dhe ndryshime tė shumta, tė cilat janė kushtėzuar si nga nevojat e rritjes sė efektivitetit dhe aftėsisė vepruese tė saj, ashtu edhe nga zhvillimet politike tė brendėshme dhe tė jashtme, nė tė cilat u pėrfshi regjimi komunist shqiptar.

    Gjatė viteve tė para pas ēlirimit efektivi i gardės, si oficerė ashtu edhe ushtarė, pėrbėhej kryesisht nga ish–partizanė, pėrkushtimi dhe besnikėria e tė cilėve ndaj regjimit komunist dhe krerėve tė tij ishte vėnė nė provė qė gjatė kohės sė luftės. Gjithashtu, gjatė kėsaj periudhe Garda e Republikės pėrbėhej nė pėrgjithėsi nga djem tė fuqishėm fizikisht dhe nė moshė tė pjekur, ēka i kthente trupat e Gardės nė njė njėsi mjaft profesionale dhe tė kualifikuar. Kėto dy faktorė arrinin tė barazpeshonin profesionalisht mungesėn e arsimimit ushtarak tė pjesės mė tė madhe tė organikės tė saj.

    Duke nisur nga viti 1949 nė shėrbim tė Gardės sė Republikės me vendim tė qeverisė komuniste do tė hynin ushtarė qė vinin nga rekrutimi i detyrueshėm ushtarak. Por pėrzgjedhja e rekrutėve bėhej jo vetėm mbi bazėn e aftėsive fizike e mendore por edhe mbi atė tė prejardhjes familjare. Ushtarėt e Gardės duhet t’iu pėrkisnin familje komuniste me bėsnikėri tė dėshmuar nė kohė ndaj regjimit, kriter i cili do tė pėrbėnte rregullin kryesor tė pėrzgjedhjes sė ushtarėve qė do tė shėrbenin nė radhėt e Gardės sė Republikės. Nė kėto kushte, pavarėsisht prejardhjes familjare, regjimi komunist e pa tė nevojshme qė pėrveē proēesit tė ngjeshur stėrvitor tė pėrgatitjes sė ushtarėve tė Gardės, i cili synonte t’i aftėsonte ata nė shkallėn e duhur pėr tė kryer me profesionalizėm detyrėn tejet delikate qė u ishte ngarkuar, t’i indoktrinonte ata nė mėnyrė tė skajshme qė tė mund tė kishin njė besnikėri tė  pakufijėshme ndaj regjimit dhe sidomos ndaj krerėve tė tij. Motivi qė udhėhoqi gardėn tonė nė periudhėn mes viteve 1945–1990, e cila shprehte  mbi tė gjitha kodin e tyre moral ishte: “Jemi nė shėrbim tė Popullit, tė Atdheut deri nė pafundėsi me ēdo sakrificė!”

    Nė fillim tė viteve ’50, nė radhėt e Gardės hyjnė nė shėrbim oficerė me njė pėrvojė edhe mė tė madhe organizative dhe ushtarake. Kjo vihet re veēanėrisht nė radhėt e drejtuesve tė institucionit. Por edhe kėta kuadro vazhdonin tė vinin nga radhėt e ish–partizanėve, tė cilėt nė mjaft raste ishin njohur personaisht qysh gjatė viteve tė luftės me krerėt komunistė shqiptarė jetėn e tė cilėve siguronin, dhe pėr rrjedhojė besnikėria e tyre ndaj regjimit ishte e plotė. Pėrvoja e sė kaluarės u ndėrthur me atė tė grumbulluar nga pėrvoja e vendeve tė tjera ish komuniste, e cila u thith prej oficerėve shqiptarė tė arsimuar nė akademitė ushtarake tė kėtyre vendeve. Duhet pėrmendur  gjithashtu se cilėsitė morale dhe trimėria e oficerėve pėrbėnin njė kusht tjetėr tė domosdoshėm pėr pėrfshirjen e tyre nė radhėt e trupave tė Gardės.

    Nė vazhdėn e viteve ‘50 rritja e profesionalizmit u shoqėrua gjithashtu edhe me njė rritje tė cilėsisė sė trajtimit tė gardistėve si tė stėrvitjes, tė armatimit ashtu edhe tė rritjes sė llojit tė armėve qė zotėronte trupa e gardės. Kėto tė fundit u shtuan gradualisht nė sasi dhe cilėsi. Kėshtu, nė Vlorė dhe Pogradec u vendosėn dy njėsi tė Gardės, tė cilat kishin pėr detyrė tė ruanin vendqėndrimet e vilave tė pushimit tė udhėheqjes sė lartė komuniste nė kėto dy pika tė rėndėsishme turistike. Gjithashtu u bėnė pėrmirėsime tė ndjeshme edhe nė organizmin e brendėshėm tė trupave efektive, gjė qė i mundėsoi atyre njė aftėsi operative mė tė lartė.

    Garda do tė pėsonte ndryshime tė mėtejshme domethėnėse nė 1968–ėn, vit gjatė tė cilit Bashkimi Sovjetik sulmoi Ēekosllovakinė. Denoncimi i kėtij sulmi dhe i Traktatit tė Varshavės prej shtetit komunist shqiptar, si dhe frika e krerėve tė regjimit komunist se mos Shqipėria pėsonte njė sulm tė ngjashėm, ēuan si nė zgjerimin ashtu edhe nė ndryshime tė ndjeshme strukturore tė Gardės. Nė kėtė periudhė kjo e fundit  jo vetėm qė u riorganizua por edhe u pasurua me njė shumėllojshmėri mė tė madhe armėsh. Kėshtu, numri i batalioneve tė kėmbėsorisė u shtua nga njė nė tre tė tillė. Gjithashtu, kishte edhe katėr batalione kėmbėsoirie tė tjerė rezervistė, tė cilėt i kishin bazat nė Cakran tė Ferit, Lozhan tė Korēės, nė Mėlovė tė Skraparit dhe nė Mullet tė Tiranės. Gjithashtu, Garda kishte tashmė njėsi tė sajat tė pėrherėshme jo vetėm nė Durrės, Vlorė dhe Pogradec, por gjatė kėsaj kohe ajo krijoi tė tilla posta edhe nė Korēė dhe Lezhė.

   Po nė kėtė periudhė nė pėrbėrje tė Gardės futet edhe Komanda e Artilerisė si dhe shėrbimet e kimisė dhe xhenjos. Garda kishte edhe reparte flakėhedhėsish, tankistėsh, kundėrajrorė, transportierė moder4nė etj, tė cilat e kompletonin edhe mė tej kėtė trupė tė rėndėsishme ushtarake.  Si rrjedhim i kėtyre ndryshimeve, si sasiore ashtu dhe cilėsore, Garda morri mė shumė formėn e njė brigade se sa tė njė batalioni. Nė vitin 1976, emėrtimi i Gardės ndryshon nė pėrputhje me ndryshimin e emėrtimit tė shtetit shqiptar, tė vendosur prej Kushtetutės sė vitit 1976, vit kur ajo u emėrtua me emrin e ri “Garda e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.”

    Garda do tė ruante me fanatizėm  strukturėn e saj deri nė vitin 1982, kohė nė tė cilėn ajo pėson njė riorganizim tė ri, i cili ishte produkt i luftės sė dhunshme politike qė zhvillohej nė gjirin e  udhėheqjes sė lartė komuniste dhe frikės qė ngjallte  tek ata dėrgimi i bandave diversive nga jashtė vendit, qėllimi i tė cilave  ishte eleminimi i krerėve kryesorė tė regjimit, me qėllim pėrmbysjen e kėtij tė fundit. Ky riorganizim ēoi jo vetėm nė rritjen e numrit fizik tė gardistėve por edhe nė pasurimin e gardės me armatime tė reja dhe mė moderne. Gjithashtu u zbatuan plane pėr ndėrthurjen dhe bashkėrendimin e punės sė saj me organe, reparte dhe njėsi tė tjera tė Ministrisė sė Brendėshme dhe asaj tė Mbrojties.
  
    Kėshtu, u rihartua strategjia e mbrojtjes sė jetės sė personaliteteve tė larta tė shtetit, banesave tė tyre dhe objekteve tė rėndėsisė sė veēantė, pėrmes disa rrathėsh mbrojtje. Nė kėtė peiudhė u formua edhe “Batalioni pėr shėrbime tė veēanta”, i cili kishte pėr qėllim shėrbimin nė rrethin e afėrt tė ruajtjes. Njėkohėsisht, u pėrmirėsua mė tej ndėrlidhja dhe komunikimi mes pjesėve tė ndryshme tė Gardės. Pėr ruajtien e personaliteteve tė larta tė vendit dhe pėrmbushjen me sukses tė detyrave, Garda nė kėtė periudhė nisi njė bashkėpunim mė tė ngushtė me njėsitė e ushtrisė dhe marinės, tė cilat vunė nė dispozicion tė saj pėrkatėsisht kompani zbulimi dhe kėmbėsorie, bateri topash kundėrajrorė dhe artilerie tokėsore si dhe katrasilurues, tė cilat e rritėn shumė efektivitetin e Gardės nė shėrbim tė krerėve komunistė.  

    Duhet theksuar githashtu se Garda ka patur grupin e saj artistik dhe atė sportiv,  Pėr shėrbimet e kryera, ajo u dekorua nė 12 shkurt tė vitit 1984 me Urdhrin e Flamurit. Garda gjithashtu pėrfaqėsonte strukturat mė fanatike dhe konservatore tė sistemit komunist dhe ishte njė ndėr institucionet e atij sistemi qė nuhati e  fundit  aromėn e ndryshimeve demokratike nė fillim tė viteve 90-tė 






Programimi dhe design: Shqiperiacom sh.p.k.