Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Stervitje malore ne Dajt - Shkurt 2009

Reportazh  

NJĖ DITĖ STĖRVITJE ME NJĖSINĖ SPECIALE 

-Njėsia Speciale gjatė stėrvitjes nė Dajt, detajet mė interesante gjatė kėsaj stėrvitjeje-  

Ėshtė fillim viti, shkurt 2009. Nė tė gjithė strukturat e Gardės, Degė, Njėsi, N/Njėsi, ka filluar puna pėr zbatimin e masave tė veprimtarisė vjetore. Detyrat e lėna nga Komandanti i Gardės Gjeneral Ndrea Prendi nė takimin me drejtuesit kryesorė tė strukturave, tashmė kanė nisur tė zbatohen nė praktikė. Kudo ndihet gjalleri, ka jete dhe dinamike per realizimin e detyrave dhe kryerjen e misionit madhor te efektivave gardiste. Nė kėtė atmosferė tė ndezur nga pėrpjekjet pėr realizimin e objektivave stėrvitore, u ndodhėm nė Njėsinė Speciale mes kuadrove oficerė, n/oficerė tė kėsaj Njėsie, si nė gjithė strukturat e Gardės, Degė, Njėsi, etj., edhe Njėsia Speciale ka nisur startin e njė rruge tė mbarė pėr tė bėrė realitet, qėllimet, synimet dhe ambicjet e tyre pėr vitin 2009. Nė takimet e para me kuadrot manifestohet ndjenja e lartė e pėrgjegjėsisė pėr detyrat dhe misionin, por dhe e besimit dhe angazhimit se viti 2009 pėr kėtė efektiv do tė jetė i mbarė dhe i susksesshėm.
Nė ambjentet e Njėsisė, nė palestėr, nė kėndin e forcės, grupet punojnė me intensitet dhe vrull, jehona e zėrave dhe oshėtima e goditjeve tė boksimit tė djemve duket sikur nga momenti nė moment do tė shpėrthejnė muret e godinės ku ata stėrviten. Fytyra tė skuqura nga krosi nė natyrė, djersa u pėrshkon trupat e tyre muskuloze dhe gjithēka krijon imazhin e njė asambli simpatik. Koha nė ēdo minutė pulson nga pėrgatitja e lartė fizike e kėtij efektivi, i cili ndėr vite ka shėnuar arritje, progres nė detyrat pėr sigurimin e PLSH-ve dhe ORV-ve. 

Major Alfred Ahmetcenaj Komandant i Njėsisė Speciale, kurajoz, kėmbėngulės dhe kėrkues pėr mbarėvajtjen e pėrgatitjes, tashmė ka krijuar profilin e njė drejtuesi modern e energjik. Megjithėse ka pak vite nė drejtimin e kėtij efektivi tė shfaqet me imazhin e kuadrit, i cili ka vite tė tėra qė punon me kėta djem, tė cilėt kanė pjesėn e tyre nė historikun e lavdishėm tė Gardės sė Republikės.
Nė njė moment krejtėsisht tė zakonshėm, Major Ahmetcenaj dhe zėvendėsi i tij Major Agim Llupo reshtojnė efektivin dhe japin sinjalin e kushtrimit. Nė sytė e kuadrove pasqyrohet gatishmėri, qetėsi pėr marrjen dhe realizimin cilėsor tė detyrės.
Komanda eprore jep urdhėr pėr marshim. Koha nuk pret. Lėvizja do tė kryhet nė terren malor dhe tė vėshtirė. Nė mėnyrė tė menjėherėshme ndėrtohet kolona e marshimit sipas grupeve, ruajtja e efektivit me masa tė plota sigurie nė marshim, distancat e lėvizjes, komunikimi dhe bashkėveprimi midis grupeve, sigurimi shėndetėsor, vendndodhja e Komandantit dhe ora e zėnies sė rajonit tė pėrqendrimit pėr marrjen e detyrės.
Detyra e dhėnė ėshtė e qartė, kryerja e marshimit nė terren malor, zėnia e rajonit tė pėrqendrimit, goditje objekti dhe ēlirim pengu.
Lėvizja nė kolonė filloi me grupe. Janė marrė masa pėr sigurimin e lėvizjes me njė n/grup patrullė marshuese kreu, e cila lėviz 200 – 300 m para me masa tė plota sigurie. Njė n/grup patrulle marshuese, mbyll kolonėn e marshimit. 

Efektivat marshojnė rrėzė njė kodre duke lėnė mbas njė rruge kėmbėsore, e cila ēon nė fshatin Lanabregas. Mė tej ngjiten nė krah tė rrugės automobilistike e vazhdojnė pėrbri njė masivi shkėmbor mijėravjeēar, i cili tė jep pamjen e njė gjallese qė vuan nga gryerjet dhe erozioni qė i ėshtė futur deri nė palcė. Ėshtė njė mesnatė e mbuluar me njė errėsirė tė plotė, e cila vėshtirėson ecjen tonė drejt detyrės sė ngarkuar. Aty kėtu dėgjohen fėshfėritjet e meshteknave dhe e mareve nga njė erė e fuqishme dhe e ftohtė e shoqėruar me rreshje dėbore, e cila pėrplaset me fytyrat e marshuesve.  Pėrmes njė monopati tė ngushtė me thyerje tė relievit nga tė gjitha anėt, kolona marshuese ecėn pėrmes njė shtegu ku dhe kafshe te egra, banore te ketyre aneve, do t’a kishin veshtire kalimin.
Prin kolonėn N/kapiten Martin Nika. Djaloshi shpatullgjerė, me njė fizik tė pėrkryer, si gjithmonė ėshtė i pari. Martini, tregojnė kolegėt e tij, Vasua, Sokoli dhe Agimi, ėshtė zemra e kėtij efektivi. I rritur nė kėtė efektiv u formua si kuadėr dinjitoz dhe sportist shembullor. Disa vite rresht Kampion Kombėtar nė sportin burrėror tė Boksit.
Tej nė veri-perėndim nga vargmalet e Krujės kreshnike vjen njė rreze drite nė agimin e kėsaj dite tė acartė. Ėshtė 13 Shkurt 2009 dhe anembanė monopati e pllaja e malit janė mbuluar nga njė vello gjigande dėbore, e cila bie pa pushim duke u bėrė bashkėudhėtarė sė bashku me kryerjen e misionit tonė. 
     
Para nesh shfaqet i mahnitshėm me pllajėn e fushėn e tij Mali i Dajtit. Bora e rėnė gjatė gjithė natės tashmė i ka kaluar 70 cm. Efektivi ėshtė nė gatishmėri pėr marrjen e detyrės.
Nė rajonin e dislokimit mbėrrin Komandanti i Gardės, Gjeneral Ndrea Prendi. Gjenerali falenderon efektivat pėr gatishmėrinė e treguar dhe jep porosi pėr realizimin cilėsor tė detyrės. Fjalėt e ngrohta tė Tij rrisin pėrgjegjėsinė pėr misionin e ngarkuar.
Nė orėn 18.00 organizohet konsulta nėn drejtimin e Zv/Komandantit tė Gardės Kolonel Mehmet Muēaj. Jepen detyra tė sakta, tė qarta e tė prera. Nė fjalėt e fundit tė Kolonelit jepet porosia: “Kujdes djema”, dhe urdhėri i Tij kumbues “Nė zbatim”.

Organizohet rrethimi i godinės, mbajtja nė vėzhgim tė pandėrprerė tė lartėsive dominuese, veēanėrisht tė dritareve, ballkoneve, kthesat e rrugėkalimit qė tė ēojnė nė ndėrtesė, elemente tė dyshimtė qė kalojnė nė afėrsi tė rajonit. Grupet janė tė gatshme pėr tė vepruar. Nė sytė e tė gjithėve ka emocion, tendosje dhe siguri, dėshirė dhe pėrkushtim  pėr tė realizuar me sukses detyrėn e dhėnė.
Zėrit tė fuqishėm tė komandantit pėr t’u dorėzuar,  keqbėrėsit e pengmarrėsit u pėrgjigjen me zjarr. Kundėrpėrgjigjja jonė, e menjėherėshme, flakė pėr flakė. Me lėvizje tė vrullshme nė tė trija drejtimet grupet janė afruar nė dyert e godinės ku strehohen pengamarrėsit. Zjarri i automatikėve tanė formon njė korr krismash qė pėrshkon monopatin e largohet me oshėtime tej nė horizont drejt Malit me Gropa.
Me mbėshtetjen e dy grupeve tė tjera, grupi i parė me nė krye Toger Vasil Ēunin, shpėrthejnė dyert kryesore dhe futen nė ambjentet e brendshme tė godinės. Pėrleshja zhvillohet e ashpėr trup me trup. Pengmarrėsit zihen nė befasi. Fytyra tė ngrysura e duar qė ngrihen lart e dridhen nga paniku, dalin nga ndėrtesa me lutje pėr te mos i asgjėsuar.
Dorėzimi pa kushte i pengmarrėsve ėshtė fundi i njė stėrvitje krejtėsisht tė zakonshme tė efektivit tė Njėsisė Speciale.
Para ndėrtesės sė rafshuar nga pesha e dėborės, rreshtohen ata qė objektivin e misionin e kanė tė shenjtė.  Ndėrtesa qė ėshtė nė afėrsi tė ambjenteve tė pushuesve u shndėrrua nė njė ekran ku u demonstrua forca, pėrgatitja e lartė e djemve tė Njėsisė Speciale. Ndaj me dhjetra urime, zėrat dėgjohen si nė njė pėrfundim komedie : “Ju lumtė”, ”Bravo”. Me zėrin e ngrohtė dhe pėrshėndetjen e falenderimet e Zv/Komandantit tė Gardės Kolonel Mehmet Muēajt pėr suksesin e arritur bashkohen furishėm dhe urimi qytetar : “Ju lumtė Gardistė, ishit tė mrekullueshėm”. Ishte ky urimi mė i madh i arritur nė kėtė ditė Shkurti 2009.
Njeshkolona lė mbrapa ambjentet stėrvitore dhe merr rrugėn pėrmes gurėve shkėmborė e shkureve tė pėrkulura nga pesha e deborės. Para nesh shfaqet njė pamje e rrallė. Janė pamjet magjike tė Tiranės, kryeqytetit tė atdheut tonė tė dashur.

Megjithėse marshimi ishte i gjatė dhe kushtet atmoferike tepėr tė vėshtira nuk dukej asnjė shenjė lodhjeje dhe rraskapitjeje te kėta djem.

Rruga drejt misioneve tė tjera vazhdon.

Objektiva tė tjera i presin kėta djem tė kėsaj Njėsie elitare nė Gardėn e Republikės.
                                                          
                 

Kliko ketu per galerine fotografike. 

 

 


Programimi dhe design: Shqiperiacom sh.p.k.