|
|
|
|
|
KRYEMINISTRI I SHQIPĖRISĖ DHE KRYEMINISTRI I KOSOVĖS PĖRUROJNĖ TUNELIN E RRUGĖS SĖ KOMBIT
.jpg)
KRYEMINISTRI I SHQIPĖRISĖ DHE KRYEMINISTRI I KOSOVĖS PĖRUROJNĖ TUNELIN E RRUGĖS SĖ KOMBIT
-Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, kanė pėruruar tunelin nė Kalimash, nė rrugėn Durrės-Kukės-Morinė, tė djelėn mė 31 Maj, duke u takuar, nė mėnyrė simbolike, nė mes tė tunelit-
Vetėm 5 minuta nga mesdita, kryeministri i Shqipėrisė, Zoti Sali Berisha, nga Thirra, dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, prej Kalimashit, janė nisur pėr tė shėnuar bashkimin simbolik mes dy vendeve.
I hipur nė eskavator, kryeministri Sali Berisha shėmbi murin e fundit tė betonit tė tunelit Thirre-Kalimash, pėr ti shtrėnguar mė pas dorėn homologut tė tij, Hashim Thaēi.
Gjithēka ishte pjesė e ceremonisė tė jashtėzakonshme, qė nė rreth dy orė do ti kushtohej tėrėsisht kėtij momenti historik, siē dhe e konsideruan autoritetet e tė dyja vendeve.
Nė daljen nga Kalimashi, qytetarė tė shumtė ishin mbledhur pėr tė qenė dėshmitarė tė kėsaj ngjarjeje tė madhe. Personalitete ndėrkombėtare asistuan gjithashtu nė ceremoni, mbesa e ish-presidentit amerikan, Ajzenhauer, diplomati amerikan i karrierės, i njohur pėr rolin e tij nė ēėshtjen e Kosovės, Uilliam Uolker.
Nė daljen publike, me kėtė rast, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, e konsideroi kryevepėr tė fushės sė ndėrtimit tunelin, sikurse dhe autostradėn Durrės-Morinė.
Rruga Rrėshen- Kalimash, njė nga projektet mė tė mėdha tė qeverisė sė Shqipėrisė ėshtė konsideruar si vepra e shekullit dhe aorta jetike pėr tė lidhur dy pjesė tė kombit, Shqipėrinė dhe Kosovėn. Flamujt kombėtarė tė Shqipėrisė dhe Kosovės valėviteshin nė kėtė zonė, ndėrsa njė parrullė e madhe lajmėronte se me ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės-Morinė distanca mes Tiranės me Prishtinės do tė shkurtohet nė 65 kilometra. Nga 330 kilometra qė ishte distanca Tirana- Prishtinė, tashmė ajo do tė jetė 265 kilometra dhe mė sė shumti atė e shkurton tuneli Thirrė- Kalimash, njė vepėr gjigande e ngritur mes shkėmbinjve qė tashmė ėshtė shndėrruar nė njė aks modern, 5.6 kilometra.
Shėrbimet e Gardės sė Republikės gjatė aktiviteteve tė zhvilluara me rastin e pėrurimit tė tunelit nė Kalimash, rruga Durrės-Kukės-Morinė, mė 31 Maj, u karakterizuan nga njė dinamikė e shpejtė, si dhe korrekte nė marrjen e masave pėr sigurimin e aktiviteteve tė kėsaj ceremonie. Megjithėse masat e sigurisė pėr Kryeministrin gjatė njė aktiviteti me pėrmasa tė mėdha vėshtirėsohen mjaft, strukturat e Gardės sė Republikės nė bashkėveprim me strukturat e tjera kishin marrė masat e nevojshme tė sigurisė, pa krijuar kėshtu tensione, si dhe pa penguar punėn.
Eksperienca e strukturave, grupit tė shoqėrimit bėjnė tė mundur realizimin mė sė miri tė detyrave.
U morėn tė gjitha masat e nevojshme, qė takimi mes dy kryeministrave tė ndodhte nė pikėn e takimit nė mesin e tunelit 5.6 km tė gjatė. Ndėrkohė qė shėrbimet e sigurise teknike kishin marrė tė gjitha masat pėr sigurinė e ceremonisė historike.
Nė pritje tė pėrurimit tė krahut verior tė tunelit Thirrė- Kalimash, pjesė e autostradės Durrės- Kukės- Morin nė tė dy anėt e tunelit u mblodhėn me mijėra qytetarė shqiptarė, gazetarė e deputetė.
Ndėrkohė, nė datėn 25 qershor, 3 ditė para zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit, u pre shiriti i pėrurimit tė rrugės Durrės-Kukės.
|
|
|
|
|
|