|
|
|
|
|
FESTIVALI I II-TĖ NDĖRKOMBĖTAR IMAZHI SHQIPTAR
 Nė ambientet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės Pjetėr Arbnori, mė 29 Dhjetor 2007, u zhvillua Festivali i II-tė Ndėrkombėtar Imazhi Shqiptar. Nė kėtė aktivitet morėn pjesė personalitete tė ndryshme Shqiptare dhe figura tė tjera publike nga fusha tė ndryshme tė jetės.
Nė kėtė festival u vlerėsua puna e madhe qė kanė bėrė personalitete tė artit, kulturės, diplomacisė, ushtrisė, sportit dhe politikės, si pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė shqiptarėve nė botė, si figura te mėdha Perandorė e Papė, qė nga Skėnderbeu, Ismail Qemali, Gjergj Fishta, Nėnė Tereza, Ibrahim Rugova e deri tek Ismail Kadare etj.
Kolonel Ndrea Prendi, Komandant i Gardės sė Republikės, u vlerėsua me ēmimin Imazhi nė Forcat e Armatosura me motivin e Ushtarakut tė Talentuar si Komandant i Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė, qė me kontributin e tij ėshtė vėnė nė rolin e ushtarakėve, tė cilėt janė kthyer nė misionarėt mė serioz tė integrimit tė vendit tonė nė strukturat Euro-Atlantike.
Me kėtė rast Komandanti i Gardės falėnderon drejtuesit e Forumit Imazh & Media pėr ēmimin. Ėshtė mjaft e vėshtirė tė marrėsh njė vlerėsim. Unė e lexoj mesazhin qė jep ky ēmim dhe do tė punoj pa u lodhur pėr ta rritur dhe pėrmirėsuar imazhin e strukturės sė Gardės sė Republikės me hapin e pėrbashkėt tė tė gjitha strukturave dhe institucioneve pėr t'ju pėrgjigjur njė imazhi sa mė cilėsor tė Shqipėrisė nė mbarė botėn, u shpreh Ai.
Ndėrsa ēmimet e tjera qė u dhanė nga Imazhi Shqiptar u ndanė pėr:
Z. Bujar Leskaj me ēmimin Imazhi i Politikanit tė Ri, Z. Bashkim Hoxha me ēmimin Emisioni mė i mirė Televiziv i Vitit, Z. Vaid Vaidullah me ēmimin Ambasador i Imazhit Shqiptar nė Botė Z. Ilia Terpini me ēmimin Syni i Shqiponjės, Z. Thoma Nini me ēmimin Imazhi Diplomacisė Shqiptare nė Botė, Z. Kreshnik Qato me ēmimin Imazhi Shqiptar nė Sport Z. Bardhyl Mahmuti nga Maqedonia me ēmimin Imazhi i Politikanit Vizionar Prof. Dr. Enver Hasani nga Kosova me ēmimin Imazhi Shqiptar ne Arsim Z. Vesel Sinishta nga Mali i Zi me ēmimin Imazhi i Politikanit Integrues Z. Nazmi Hoxha me ēmimin Imazhi Shqiptar nė Pikturė Z. Fadil Kraja me ēmimin Imazhi Shqiptar ne Letėrsi.
Forumi Imazh & Media ka pėr qėllim evidentimin e individualiteteve, personaliteteve dhe figurave publike Shqiptare, tė cilat kanė rritur dhe rrisin imazhin e Shqipėrisė nė botė.
Pėr ndarjen e ēmimeve ishin tė pranishėm Zv/Ministre e Punės Ēėshtjeve Sociale, Emigracionit dhe Shanseve tė Barabarta Znj. Marjeta Pronjari, Zv/Ambasador i Shqipėrisė nė SHBA Dr. Kreshnik Ēollaku, dhe nga Kryetari i Qarkut te Tiranės Z. Tasim Mema.
Nė mbyllje tė kėtij festivali Dr. Astrit Memia, kryetari i Forumit Imazh & Media, pėrshėndeti tė ftuarit dhe personalitetet qė u nderuan me ēmime duke u angazhuar qė do tė vazhdojė punėn pėr rritjen e imazhit tė Shqipėrisė nė botė, pėr shtrirjen e Forumit Imazh & Media edhe me gjerė nė trojet shqiptare si dhe jashtė tyre nė Itali, Greqi, Francė, Belgjikė, Angli dhe Amerikė.
|
|
|
|
|
|