Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Kreu   ->Ligje
L I G J Nr.8869, datė 22.5.2003

L I G J Nr.8869, datė 22.5.2003

 

PĖR GARDĖN E REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Objekt i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i misionit, i organizimit tė Gardės sė Republikės tė Shqipėrisė dhe i statusit tė saj.

 

Neni 2

 

1. Garda e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė strukturė me status tė veēantė nė Ministrinė e Rendit Publik, qė ka pėr mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve tė larta shtetėrore dhe tė rezidencave, tė pėrcaktuara nė kėtė ligj. Ajo varet nga Ministri i Rendit Publik.

2. Misioni dhe statusi i Gardės nuk ndryshojnė nė gjendje tė jashtėzakonshme apo nė gjendje lufte.

 

Neni 3

 

Garda e Republikės ėshtė person juridik, buxheti i sė cilės ėshtė zė mė vete nė buxhetin e Ministrisė sė Rendit Publik.

 

Neni 4

 

Garda e Republikės sė Shqipėrisė ruan e mbron:

a) Presidentin e Republikės, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre.

b) Personalitetet e huaja, qė vijnė nė vendin tonė, nė rang tė njėjtė me personalitetet shqiptare tė shkronjės “a” dhe “c”.

c) Kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, zėvendėskryetarėt e Kuvendit, anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, Kryetarin e Gjykatės sė Lartė, Prokurorin e Pėrgjithshėm, Kryetarin e SHISH-it, Kryetarin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Guvernatorin e Bankės sė Shtetit, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KQZ-sė, kryetarin e partisė mė tė madhe tė maxhorancės parlamentare, kryetarin e partisė mė tė madhe tė opozitės parlamentare dhe Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės.

ē) Rezidencat presidenciale, tė Kuvendit dhe tė Kėshillit tė Ministrave, si dhe seli e rezidenca tė tjera tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

d) Banesat e personaliteteve tė pėrmendura nė shkronjat “a”, “b” dhe “c” tė kėtij neni.

 

Neni 5

 

1. Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė ruhet edhe 4 vjet pas lirimit nga funksioni, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri edhe 3 vjet pas lirimit nga funksioni, kurse Kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Kryetari i Gjykatės sė Lartė, Prokurori i Pėrgjithshėm, Ministri i Rendit Publik dhe Kryetari i SHISH-it edhe dy vjet pas lirimit nga funksioni.

 

2. Pėr personalitete tė tjera, qė pėrmenden nė shkronjėn “c” tė nenit 4, ruajtja e tyre pas lirimit nga funksioni pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 6

 

Garda e Republikės siguron ruajtjen e mbrojtjen nė objekte edhe gjatė veprimtarive ku marrin pjesė Presidenti i Republikės, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, grup personalitetesh, tė pėrcaktuara nė shkronjėn “c” tė nenit 4 dhe pjesėtarė tė delegacioneve tė huaja, siē pėrcaktohen nė shkronjėn “b” tė nenit 4.

 

Neni 7

 

Garda e Republikės kryen ceremonialet me truproja nderi, sipas pėrcaktimit qė bėhet nė protokollin e shtetit. Mėnyra e kryerjes sė shėrbimit tė truprojės sė nderit tė Republikės pėrcaktohet nė rregullore tė veēantė, tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave.

 

Neni 8

 

1. Garda pėrbėhet nga komanda qendrore, drejtori dhe struktura tė tjera vartėse.

2. Struktura, organizimi, varėsia strukturore dhe limiti organik i Gardės sė Republikės pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozimin e Ministrit tė Rendit Publik.

 

Neni 9

 

Komandanti i Gardės ka autoritetin e plotė tė drejtimit e tė kontrollit tė tė gjithė veprimtarisė sė Gardės. Ai ėshtė pėrgjegjės para Ministrit tė Rendit Publik pėr pėrgatitjen dhe gatishmėrinė e efektivave tė Gardės dhe pėr realizimin e misionit tė saj.

 

Neni 10

 

1. Komandanti i Gardės sė Republikės emėrohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit tė Rendit Publik. Ai pėrzgjidhet nga radhėt e oficerėve madhorė tė karrierės tė Gardės dhe tė Policisė sė Shtetit.

2. Komandanti i Gardės lirohet nga detyra kur:

a) jep dorėheqjen;

b) bėhet i paaftė nga ana shėndetėsore pėr njė periudhė kohe mbi 6 muaj;

c) dėnohet me vendim gjykate tė formės sė prerė pėr njė ēėshtje penale;

ē) tregon paaftėsi nė pėrmbushjen e detyrės;

d) arrin moshėn pėr pension.

 

Neni 11

 

1. Punonjėsit e Gardės, sipas detyrave dhe funksioneve qė kryejnė, kategorizohen nė gardistė dhe punonjės tė nivelit:

a) tė ulėt;

b) tė mesėm;

c) tė lartė;

ē) madhor.

2. Punonjės tė nivelit tė ulėt janė nėnoficerėt gardistė, tė cilėt shėrbejnė pėr ruajtjen e objekteve dhe tė personaliteteve.

3. Punonjės tė nivelit tė mesėm janė oficerėt gardistė, tė cilėt ruajnė dhe mbrojnė personalitetet dhe objektet e pėrcaktuara nė kėtė ligj.

 

4. Punonjės tė nivelit tė lartė janė oficerėt gardistė, drejtues tė shėrbimeve dhe tė strukturave nė Gardė.

5. Punonjės tė nivelit madhor janė oficerėt gardistė, drejtues tė Gardės e tė strukturave tė saj.

 

Neni 12

 

1. Nė Gardėn e Republikės pranohen shtetasit shqiptarė sipas kritereve tė mėposhtme:

1.1. Pėr gardistėt:

a) tė kenė arsimin e mesėm;

b) tė mos jenė dėnuar penalisht;

c) tė kenė sjellje tė mira qytetare;

ē) tė jenė tė aftė fizikisht dhe me gjatėsi jo mė tė vogėl se 1,75 m.

1.2. Pėr nėnoficerėt gardistė:

Pėrveē kushteve tė pėrcaktuara nė pikėn 1.1 tė kėtij neni, duhet tė kenė kryer shėrbimin ushtarak, tė jenė diplomuar nė Institutin e Policisė ose nė kurse tė barasvlershme me tė dhe tė pranojnė nėnshkrimin e kontratės.

1.3. Pėr oficerėt gardistė:

a) Tė jenė diplomuar nė Akademinė e Policisė, nė Akademinė e Mbrojtjes, ose tė jenė me arsim tė lartė civil pėr specialitete tė veēanta.

b) Tė nėnshkruajnė kontratėn e pranimit.

1.4. Pėr oficerėt e lartė tė Gardės:

Pėrveē kritereve qė parashikohen nė pikėn 1.3, tė kenė kryer kurse kualifikimi, nė pėrputhje me funksionin qė do tė kryejnė.

1.5. Nė sektorėt mbėshtetės dhe nė ato administrativė tė Gardės punėsohen edhe persona, tė cilėt trajtohen sipas ligjit nr.8549, datė 11.11.1999 “Pėr statusin e nėpunėsit civil” apo sipas Kodit tė Punės.

 

Neni 13

 

Efektivi i Gardės sė Republikės betohet sipas kėsaj formule betimi:

“Si pjesėtar i Gardės sė Republikės betohem se do tė jem besnik i popullit tim, trim, i disiplinuar, se do tė zbatoj kėrkesat e Kushtetutės e tė ligjeve dhe do tė jem i gatshėm pėrherė, duke mos kursyer as jetėn, pėr kryerjen e detyrės. Ndėshkimi mė i rėndė i ligjeve le tė mė jepet, nėse shkel kėtė betim solemn! Betohem!”.

 

Neni 14

 

1. Punonjėsi i Gardės largohet nga Garda dhe kalon nė rezervė kur:

mbush moshėn pėr pension;

b) bėhet i paaftė pėr punė nga ana shėndetėsore pėr njė periudhė kohe mbi 6 muaj me vendim tė komisionit mjekėsor ose tė gjykatės;

c) shkurtohet funksioni ose pėr shkak tė ndryshimeve nė organikė;

ē) kėrkon ai vetė, pasi ka plotėsuar kushtet e kontratės sė pranimit.

2. Punonjėsi i Gardės pėrjashtohet nga Garda kur:

a) kryen, nė mėnyrė tė pėrsėritur, thyerje tė rėnda tė disiplinės;

b) nuk paraqitet nė detyrė, pa shkaqe tė arsyetuara, mbi 7 ditė;

c) shkel betimin;

ē) ėshtė jashtė kritereve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj;

d) dėnohet penalisht.

3. Marrėdhėniet e punės, tė karrierės dhe tė ndėrprerjes sė tyre pėrcaktohen nė rregulloren e personelit tė Gardės, tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave.

 

4. Emėrimi dhe shkarkimi i oficerėve madhorė tė Gardės bėhet  nga Kryeministri me propozim tė Ministrit tė Rendit Publik.

5. Emėrimi dhe shkarkimi i oficerėve tė lartė tė Gardės bėhet nga Ministri i Rendit Publik me propozimin e Komandantit tė Gardės.

6. Emėrimi dhe shkarkimi i oficerėve tė nivelit tė mesėm dhe i nėnoficerėve gardistė bėhet nga Komandanti i Gardės.

 

Neni 15

 

Nė Gardėn e Republikės funksionon hierarkia e gradave, rregullimi i tė cilave bėhet me ligj tė veēantė.

 

Neni 16

 

Punonjėsit e Gardės ndėshkohen me kėto masa disiplinore:

a) vėrejtje;

b) vėrejtje me paralajmėrim;

c) gjobė nė masėn e pagės deri nė 5 ditė pune;

ē) shtyrje e afatit tė gradimit deri nė njė vit;

d) ulje nė detyrė ose nė funksion;

dh) pezullim nga detyra ose nga funksioni deri nė 3 muaj, ose deri nė pėrfundimin e ēėshtjes penale;

e) pėrjashtim nga Garda e lirim, sipas pikės 2 tė nenit 14.

 

Neni 17

 

1. Punonjėsi i Gardės i nėnshtrohet zbatimit tė rregullores sė disiplinės, tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave.

2. Nė Gardė, me urdhėr tė Ministrit tė Rendit Publik, ngrihet dhe funksionon komisioni disiplinor.

 

Neni 18

 

1. Punonjėsit e Gardės sė Republikės i kryejnė detyrat e tyre me uniformė dhe mbajnė shenjat e miratuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Uniforma dhe shenjat dalluese pėrdoren vetėm gjatė kryerjes sė detyrės.

2. Shėrbime tė veēanta tė Gardės, tė pėrcaktuara nga Ministri i Rendit Publik, i kryejnė detyrat me veshje civile ose veshje tė pėrshtatshme, sipas natyrės sė shėrbimit.

3. Punonjėsi i Gardės pajiset me dokument zyrtar identiteti, tė cilin e pėrdor vetėm pėr shkak tė detyrės.

4. Punonjėsi nė rezervė i Gardės ka tė drejtė tė pėrdorė uniformėn nė raste festash zyrtare dhe ceremonish.

 

Neni 19

 

Punonjėsit e Gardės i nėnshtrohen juridiksionit penal tė zakonshėm.

 

Neni 20

 

1. Punonjėsi i Gardės sė Republikės, nė shėrbim ose pėr shkak tė shėrbimit, ėshtė i paprekshėm. Fyerjet, kundėrshtimet dhe ēdo veprim i dhunshėm ndaj tij dėnohen sipas dispozitave tė Kodit Penal.

 

2. Kur punonjėsit tė Gardės, pėr shkak tė detyrės, i kėrcėnohet jeta, familja a prona, shteti i garanton mbrojtje tė veēantė. Mėnyrat e mbrojtjes pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 21

 

Punonjėsi i Gardės, gjatė kryerjes sė detyrės, pėrdor edhe forcėn fizike ose mjete teknike tė posaēme pėr tė neutralizuar ose pėr tė shmangur persona tė veēantė ose grup personash, qė nuk u binden kėrkesave tė tij e qė pėrbėjnė rrezik ose pengojnė kryerjen e shėrbimit pėr ruajtjen e personaliteteve a tė objekteve qė parashikohen nė kėtė ligj.

 

Neni 22

 

Punonjėsit e Gardės, gjatė kryerjes sė detyrės, kanė tė drejtė tė bėjnė verifikimin e identitetit, kontrollin fizik tė mjeteve dhe tė bagazheve tė tė gjithė personave qė hyjnė nė objektet nė ruajtje.

 

Neni 23

 

Pėr nevojat e sigurisė ose nė kushtet e nevojės ekstreme ndaj personaliteteve tė larta shtetėrore tė vendit dhe tė huaja, si dhe gjatė veprimtarive tė caktuara, punonjėsit e Gardės, vetė a nė bashkėpunim me organet e pushtetit vendor ose me Policinė e Shtetit, bllokojnė pjesė rrugėsh a mjedise publike pėr aq kohė sa ėshtė e nevojshme.

 

Neni 24

 

1. Punonjėsit e Gardės, qė kryejnė detyrėn e ruajtjes nga afėr tė personaliteteve, i kėrkojnė punonjėsit tė policisė tė bėjė identifikimin dhe shoqėrimin e personave tė dyshuar.

2. Bashkėpunimi ndėrmjet strukturave tė Policisė sė Shtetit dhe Gardės sė Republikės rregullohet me urdhėr tė Ministrit tė Rendit Publik.

 

Neni 25

 

Punonjėsi i Gardės pėrdor armėn nė rastet e pėrcaktuara nė ligjin nr.8290, datė 24.2.1998 “Pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit”, si dhe nė rastet kur sulmohen:

personalitetet e larta shtetėrore tė vendit dhe tė huaja;

rojet dhe objektet nė ruajtje.

 

Neni 26

 

Pėr kryerjen e detyrave, punonjėsi i Gardės pajiset me armatim dhe mjete teknike tė posaēme, tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 27

 

Subjektet private dhe shtetėrore janė tė detyruara t’i lejojnė punonjėsit e Gardės sė Republikės qė tė kryejnė detyrat pėr mbrojtjen e personaliteteve tė larta tė vendit dhe tė huaja, nė rastet kur kėto personalitete shkojnė pranė kėtyre subjekteve, pėr veprimtari pune ose pushimi. Nė kėto raste, punonjėsi i Gardės qė kryen kėtė detyrė identifikohet si i tillė.

 

Neni 28

 

1. Shėrbimet informative dhe ato tė Policisė sė Shtetit detyrohen t’i japin tė dhėna Gardės pėr njė rrezik tė mundshėm ndaj personaliteteve tė larta shtetėrore a ndaj objekteve.

2. Rregullat pėr shkėmbimin e tė dhėnave pėrcaktohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė Ministrit tė Rendit Publik dhe titullarėve pėrkatės.

 

Neni 29

 

Zyrat e protokollit dhe kabinetet e personaliteteve detyrohen tė njoftojnė Gardėn e Republikės jo mė vonė se 24 orė pėrpara pėr veprimtarinė e personaliteteve tė larta shtetėrore tė vendit ose tė huaja.

 

Neni 30

 

Punonjėsi i Gardės nuk mund tė dypunėsohet ose tė kryejė veprimtari private.

 

Neni 31

 

1. Punonjėsi i Gardės, nė ēdo rrethanė, nuk duhet tė sillet dhe tė mbajė qėndrime qė cenojnė natyrėn e depolitizuar tė Gardės.

2. Punonjėsit tė Gardės i ndalohet anėtarėsimi dhe pjesėmarrja nė veprimtari tė partive a tė shoqatave politike.

3. E drejta e punonjėsit tė Gardės pėr t’u pėrfaqėsuar nė organet e zgjedhura rregullohet me ligjin pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore.

 

Neni 32

 

Punonjėsve tė Gardės u ndalohet tė organizohen nė sindikata dhe tė ushtrojnė tė drejtėn e grevės, si dhe tė bėjnė grumbullime.

 

Neni 33

 

1. Koha e punės e punonjėsve tė Gardės njėsohet me atė tė punonjėsve tė tjerė tė administratės publike, me pėrjashtim tė pėrcaktimeve tė shprehura nė kėtė ligj.

2. Pushimi vjetor pėr punonjėsit e Gardės ėshtė 30 deri nė 45 ditė kalendarike dhe jepet i shkallėzuar, sipas funksioneve dhe gradave.

3. Kur, pėr arsye pune a shėrbimi, pushimi vjetor nuk mund tė jepet brenda vitit, ai jepet jo mė vonė se nė muajin shkurt tė vitit pasardhės, nė tė kundėrt bėhet kompensimi i tij nė vlerė.

4. Punonjėsi i Gardės i gėzon kėto tė drejta edhe nė rastet e shėrbimit nė ditėt e pushimeve javore ose nė ditėt e festave zyrtare.

5. Nė rast fatkeqėsie familjare, martese ose nė raste tė tjera tė veēanta punonjėsit tė Gardės i jepet deri nė 7 ditė leje e pagueshme ose deri nė 2 muaj leje pa tė drejtė page.

6. Periudha e lejes pa tė drejtė page nuk llogaritet nė vjetėrsi pune a shėrbimi dhe as pėr efekt tė ecurisė nė gradė.

7. Kriteret dhe masat e pėrfitimeve pėrcaktohen me akte normative tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave.

 

Neni 34

 

1. Punonjėsi i Gardės, pėr shkak tė pėrgjegjėsisė, vėshtirėsisė dhe rrezikshmėrisė sė lartė nė detyrė, ka pėrparėsi nė trajtimin me pagė.

2. Paga e punonjėsit tė Gardės caktohet nė varėsi tė rolit dhe tė gradės qė ka fituar, funksionit qė kryen, shkallės sė rrezikshmėrisė dhe  vėshtirėsisė, si dhe nė varėsi tė kushteve tė tjera, tė veēanta, tė vendit tė punės, tė shėrbimit dhe tė profesionit.

 

3. Paga mujore e punonjėsit tė Gardės pėrbėhet nga paga bazė, shtesa mbi pagėn bazė (nė pėrqindje ose nė skemė absolute) dhe kompensimet pėr privacionet dhe humbjet qė i krijohen punonjėsit tė Gardės pėr shkak tė nevojave tė punės e tė shėrbimit.

4. Paga bazė mujore ėshtė fikse dhe pėrcaktohet sipas funksionit (nivelit) dhe gradės. Punonjėsi i Gardės, pėr natyrė tė veēantė shėrbimi, pėrfiton shtesė mbi pagėn bazė.

5. Rregullimi i pagave dhe kriteret pėr dhėnien e tyre miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 35

 

1. Punonjėsve tė Gardės, pėr rezultate shumė tė larta nė stėrvitje e gatishmėri, ruajtje e administrim tė vlerave materiale e monetare, si dhe kur kryejnė detyra me rreziqe pėr jetėn e tyre, u jepet shpėrblim.

2. Kriteret dhe masa e shpėrblimit caktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 36

 

1. Punonjėsit tė Gardės, nė rast pamundėsie punėsimi tė bashkėshortes, i jepet ndihmė financiare nė raport me pagėn minimale nė shkallė vendi dhe pėr fėmijėt qė ka nė ngarkim.

2. Periudha e trajtimit me kėtė ndihmė financiare njihet periudhė sigurimi pėr bashkėshorten.

 

Neni 37

 

1. Punonjėsi i Gardės, nė rast transferimi dhe kur ėshtė i pastrehė, pėrfiton kompensim qiraje banese deri nė sigurimin e banesės nga shteti.

2. Masa dhe kriteret e kompensimit pėrcaktohen me vendim tė veēantė tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 38

 

Punonjėsi i Gardės, kur dėrgohet pėr formim dhe kualifikim profesional me shkėputje nga puna mbi 6 muaj, trajtohet me pagėn e gradės dhe funksionit qė ka.

 

Neni 39

 

1. Punonjėsi i Gardės, pėrveē pėrfitimeve qė rrjedhin nga ligji nr.7709, datė 11.5.1993 “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, me ndryshimet dhe plotėsimet e mėvonshme, gėzon tė drejtėn e pėrfitimeve tė tjera suplementare.

2. Pėrfitimet suplementare pėr punonjėsit e Gardės janė:

pagesė pėr paaftėsi tė pėrkohshme dhe tė pėrhershme nė punė;

kompensim pėr dėmtime trupore dhe materiale;

mbulimi i shpenzimeve pėr rehabilitimin shėndetėsor;

ē)   trajtim shėndetėsor pa pagesė;

pėrballimi i shpenzimeve tė varrimit dhe ndihmat e menjėhershme;

dh) pension tė pjesshėm pėr vjetėrsi shėrbimi;

reduktim tė moshės sė daljes nė pension pleqėrie;

ė)   shtesė pensioni pleqėrie, invaliditeti e familjar;

f)  trajtim me pagesė kalimtare, pėr shkak tė ndėrprerjes ose tė pamundėsisė sė vazhdimit tė karrierės;

g) kompensime e trajtime tė tjera, tė parashikuara me akte normative tė veēanta.

3. E drejta e pėrfitimeve suplementare pėr punonjėsit e Gardės varet nga koha (vjetėrsia) e shėrbimit, paga e realizuar dhe kontributi i paguar.

4. Kohė (vjetėrsi) shėrbimi pėr punonjėsit e Gardės quhet:

koha nga data e pranimit si kursant ose student;

b) koha e njohur si ushtarak i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė ose si efektiv i Policisė sė Shtetit;

c) koha e ndėrprerjes sė karrierės, pėr shkak tė njė vendimi tė padrejtė;

ē) koha e qėndrimit nė dispozicion, pėr shkak tė pritjes pėr sistemimin nė njė funksion nė pėrputhje me gradėn;

d) gjysma e periudhės sė kaluar si punonjės nė sektorėt civilė dhe periudha e plotė e kaluar si ushtarak, para pranimit si punonjės i Gardės.

5. Paga e realizuar, pėr efekt tė pėrfitimit nga ky ligj, ėshtė paga bazė mujore, sė bashku me shtesat me karakter tė pėrheshėm qė ka pėrfituar punonjėsi i Gardės.

 

Neni 40

 

Punonjėsi i Gardės, nė rast paaftėsie shėndetėsore pėr tė shėrbyer nė Gardė ose kur i shkurtohet funksioni organik, ka pėrparėsi punėsimi nė administratėn publike, sipas kritereve tė pėrcaktuara nė ligjin nr.8549, datė 11.11.1999 “Pėr statusin e nėpunėsit civil”.

 

Neni 41

 

Garda e Republikės ndėrton, me fonde shtetėrore, apartamente banimi, ku strehohen punonjėsit e saj. Apartamentet i marrin me qira, me kushte lehtėsuese, sipas udhėzimit tė Ministrit tė Rendit Publik.

 

Neni 42

 

1. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė brenda gjashtė muajve tė nxjerrė aktet nėnligjore nė bazė e pėr zbatim tė kėtij ligji sipas neni 4 shkronja “ē”, nenit 5 pika 2, nenit 7, nenit 8 pika 2, nenit 14 pika 3, nenit 17 pika 1, nenit 18 pika 1, nenit 20, nenit 26, nenit 33, nenit 34 pika 5, nenit 35, nenit 36, nenit 37 pika 2 dhe nenit 39.

2. Ngarkohet Ministri i Rendit Publik tė nxjerrė aktet sipas nenit 17 pika 2, nenit 18 pika 2 dhe nenit 24 pika 2.

 

Neni 43

 

Ligji nr.7602, datė 9.9.1992 “Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė”, me tė gjitha ndryshimet e bėra nė tė, si dhe tė gjitha aktet e tjera ligjore qė vijnė nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.

 

Neni 44

 

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.