Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Kreu   ->Ligje
LIGJ Nr.8290, datė 24.2.1998

LIGJ Nr.8290, datė 24.2.1998

 

PĖR PĖRDORIMIN E ARMĖVE TĖ ZJARRIT

 

Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991 “Pėr dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Arma e zjarrit pėrdoret si mjet ekstrem pėr tė frenuar ose paralizuar veprimet e kundėrligjshme tė personit ose personave tė pėrcaktuar nė kėtė ligj, kur mjetet e tjera nuk kanė dhėnė rezultat ose kur duket qartė se pėrdorimi i tyre nuk do tė ketė sukses.

 

Neni 2

 

Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, policitė e tjera tė armatosura tė krijuara me ligj, tė cilat nuk janė nė pėrbėrje tė Forcave tė Armatosura, si dhe rojat civilė tė armatosur, kanė tė drejtė tė pėrdorin armėt e zjarrit pėr tė mbrojtur jetėn, shėndetin, tė drejtat dhe interesat e tyre ose tė njė tjetri nga njė sulm i padrejtė, i vėrtetė dhe i ēastit, me kusht qė karakteri i mbrojtjes tė jetė nė proporcion me rrezikshmėrinė e sulmit (nė kushtet e mbrojtjes sė nevojshme), si dhe kur u kėrkohet pėr tė pėrballuar njė rrezik real dhe tė ēastit, qė kėrcėnon atė ose njė person tjetėr apo pasurinė e tyre nga njė dėmtim i rėndė, me kusht qė tė mos jetė i provokuar prej tij dhe dėmi i shkaktuar tė mos jetė mė i madh se dėmi i zmbrapsur (nė kushtet e nevojės ekstreme).

 

Neni 3

 

Forcat e Armatosura dhe ato qė nuk bėjnė pjesė nė to, por nė bazė tė ligjeve janė tė pajisura organikisht me armė zjarri pėr kryerjen e detyrave tė tyre, i pėrdorin armėt e zjarrit sidomos nė kėto rrethana:

1. Nga forcat e policisė sė Ministrisė sė Brendshme:

a) Ato tė policisė sė kufirit

- Kur sulomohen kufijtė e Republikės sė Shqipėrisė nga forca ushtarake tė huaja, si dhe nga grupe tė armatosura nga jashtė ose nga brenda. Nė kėto raste zjarri hapet me urdhėr tė komandės eprore.

- Kur sulmohen ato vetė ose shtetas tė veēantė nga grupe a individė tė armatosur.

- Kur nuk mund tė sigurojnė kryerjen e detyrės pėr ruajtjen e kufijve shtetėrorė me mjete e mėnyra tė tjera nga shkelės tė kufirit nga brenda ose jashtė, si dhe nė raste tė tjera kur janė siguruar tė dhėna pėr kryerjen e njė krimi tė rėndė kundėr shtetit, jetės a shėndetit ose kundėr pasurisė.

- Kundėr shtetasve qė rrėmbejnė mjete kryesore ajrore, detare e tė transportit hekurudhor.

Rastet e mėsipėrme vlejnė edhe pėr personat e tjerė qė janė vėnė nė ndihmė tė forcave tė kufirit.

b) Ato tė policisė sė ruajtjes sė rendit

- Kur ėshtė duke u kryer njė krim i rėndė, terror, shkatėrrim ose dėmtim i pasurisė shtetėrore, publike a private, me zjarr, lėnė plasėse, armė ose mjete tė tjera tė rrezikshme, vrasje, grabitje a vjedhje e bankave dhe objekteve ku mbahen vlera tė mėdha materiale e kulturore, e makinave qė transportojnė vlera monetare a materiale tė rėndėsishme, si dhe kur ka pėrdhunim nga njė grup personash a rrėmbim personash, tė parashikuara nė Kodin Penal.

- Kur ėshtė duke u kryer njė krim me armė zjarri ose me armė tė tjera, me lėndė plasėse a helmuese, me mjete qė, kur vihen nė lėvizje, nuk mund tė kontrollohen.

- Kur personi qė ka kryer, ėshtė duke kryer ose ka tė dhėna tė mjaftueshme se ka kryer njė krim tė rėndė, pėrpiqet t’i shpėtojė ndalimit ose arrestimit.

- Kur personat e dėnuar, tė arrestuar a tė ndaluar tentojnė tė largohen nga vendet e kryerjes sė dėnimit, dhomat e paraburgimit ose vendet ku mbahen pėr t’u shoqėruar nga personat qė i shoqėrojnė ose nga mjetet me tė cilat transportohen.

- Kur persona tė ndryshėm tentojnė tė lirojnė me dhunė ose me armė tė dėnuarit a tė paraburgosurit nga vendet e kryerjes sė dėnimit, dhomat e paraburgimit, vendet ku mbahen pėr t’u shoqėruar ose mjetet me tė cilat transportohen.

- Kur persona tė ndryshėm pėrpiqen tė kalojnė me dhunė a duke pėrdorur armė ose mjete nė vende ku ka ndalim policie ose qė ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes sė rendit publik.

- Kur forcat e ruajtjes sė rendit ose tė tretė, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armė a mjete tė tjera tė rrezikshme pėr jetėn dhe nė rrethanat konkrete sulmi nuk mund tė zmbrapset me mjete tė tjera.

2. Nga forcat e Ministrisė sė Mbrojtjes (pėrveē rasteve qė lidhen me plotėsimin drejtpėrdrejt tė misionit tė mbrojtjes sė tėrėsisė territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė).

- Kur persona tė armatosur ose me mjete tė tjera tentojnė tė hyjnė me forcė nė zona e objekte tė ndaluara ushtarake, tė ruajtura nga roja tė armatosur.

- Kur objekti ushtarak sulomohet nga persona tė armatosur ose tentohet pėr ta shkatėrruar a vjedhur atė nga ushtarakėt brenda territorit tė objektit.

3. Nga rojat civilė tė armatosur.

- Kur persona tė ndryshėm pėrpiqen tė futen forcėrisht ose me automjete nė zona tė ndaluara a nė objekte tė rėndėsisė sė veēantė, tė caktuara me akte nėnligjore ose nė objekte qė janė marrė nė ruajtje.

 

Neni 4

 

Punonjėsit e Shėrbimit Informativ Kombėtar ose tė policive tė tjera tė caktuara me ligj, qė nuk janė nė pėrbėrje tė Forcave tė Armatosura, por janė tė pajisura me armė zjarri, i pėrdorin ato nė pėrputhje me kushtet e pėrcaktuara sipas shkronjės “b” tė nenit 3.

 

Neni 5

 

Armėt e zjarrit nuk lejohen tė pėrdoren:

a) kundėr personave qė nė dukje tregojnė se janė tė mitur (fėmijė), gra dhe pleq;

b) nė vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerėzish dhe vihet nė rrezik jeta e tė tjerėve.

Armėt e zjarrit nė kėto raste mund tė pėrdoren vetėm kundėr personave tė veēantė qė kryejnė vepra tė dukshme dhune kundėr personit ose pasurisė, qė nė vetvete pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė ligjit dhe kur pėrdorimi i masave tė tjera shtrėnguese nuk ka dhėnė rezultatet e dėshiruara.

 

Neni 6

 

Me ndėrprerjen, pushimin, pėrfundimin e sulmit ose dorėzimin e sulmuesit, duhet tė ndėrpritet edhe pėrdorimi i armėve tė zjarrit.

 

Neni 7

 

Para pėrdorimit tė armėve tė zjarrit, personat, ndaj tė cilėve ato do tė pėrdoren, duhet tė paralajmėrohen me zė tė lartė e tė qartė.

Kur personi nuk i bindet urdhrit, por pėrpiqet tė largohet ose tė reagojė qėllohet pa paralajmėrim duke synuar nė pjesėt e poshtme tė trupit.

 

Kur rrethanat nuk lejojnė nė asnjė mėnyrė zbatimin e rregullave tė mėsipėrme, armėt e zjarrit pėrdoren pa paralajmėrim.

 

Neni 8

 

Forcat e Armatosura, ato tė policive tė tjera jo nė pėrbėrje tė Forcave tė Armatosura dhe rojat civilė tė armatosur, kur pėrdorin armėt e zjarrit nė kundėrshtim me rregullat e pėrcaktuar nė kėtė ligj, pėrgjigjen sipas Kodit Penal.

 

Neni 9

 

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shėrbimi Informativ Kombėtar tė nxjerrin aktet nėnligjore nė bazė dhe pėr zbatim tė kėtij ligji.

 

Neni 10

 

Dekreti nr.7449, datė 5.1.1991, si dhe ēdo dispozitė qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohet.

 

Neni 11

 

Ky ligj hyn nė fuqi me dekretimin e tij nga Presidenti i Republikės.   

 

Shpallur me dekretin nr.2002, datė 27.2. 1998 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani

 

 

 


Programimi dhe design: Shqiperiacom sh.p.k.