Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Kreu   ->Historiku
Tradita Gardiste Shqiptare nė Rrjedhat e Historisė
  Ramiz Lushaj - Studiues -

 

Tradita Gardiste Shqiptare nė Rrjedhat e Historisė


Tradita gradiste i ka fillesat e veta mijėra vjeēare, qė nė ndarjen e ngritjen politiko-ekonomike-ushtarake tė fiseve tė ndryshme, por organizimin e saj strukturor, nė nivelet e kohės, nė mėnyrė tė dokumentuar, e gjejmė rreth 2 mijė vjet para Krishtit, nė hapėsirat e Mesdheut, sidomos tek Pellazgėt, Hititėt, etj.

Fiset pellazge, (proto-ilirėt), me njė kulturė 10 mijė vjeēare nė tė gjitha fushat e dijes dhe veprimtarisė, aty nga shek. XII-XIII para Krishtit, sipas Homerit tė Madh, etj., morėn pjesė nė Luftėn e Trojės, ku prijėsit e tyre, pėrveē ushtrisė sė mobilizuar, mbanin edhe Gardėn e vet tė pėrhershme, siē pėrmendet rasti i Priam Dardanit, etj.

Mbretėria Hitite, me shtrirje tė asokohshme nė hapėsira tė gjėra tė Lindjes sė Mesme, qė nė vitin 1680 para Krishtit, dinastitė mbretėrore tė saj, mbanin Gardėn e tyre me truproja tė specializuara. Nė Egjypt, nė vitin 1274, nė kohėn e Ramesit II, Garda kishte deri nė 5.000 – 6.000 vetė. Dinastia Kineze, Tang, nė vitin 617 para Krishtit, kishte rreth 30 mijė trupa gardistė, ndėrkohė qė thirrnin nė luftėra deri nė 200 mijė luftėtarė. Persėt, nė vitet 547 – 479 para Krishtit, mbanin njė Gardė elitare deri nė 10 mijė vetė, ndėrsa nė kohėn e Shahut tė Iranit, mė 1978, kishte njė Gardė perandorake me 4.000 – 5.000 trupa, duke pėrfshirė edhe njė batalion tankesh.

Tradita pellazgjike e Gardės elitare vijoi natyrshėm e me profesionalizėm edhe nė periudhėn e shteteve ilire tė Enkelejėve, Taulantėve, Epiriotėve, Dardanėve e Ardianėve, nga fundit shek. V para Krishtit deri nė vitin 97 pas Krishtit. Mbreti i Ardianėve pėrdorte Gardė tokėsore dhe detare, Pirroja i Epirit edhe elefantė, Dardanėt Gardė kėmbėsore, etj. Garda pretoriane e tyre ishte e fuqishme dhe besnike, saqė Mbreti Gent, nė vitin 168 para Krishtit, pasi rezistoi gjatė nė fushė tė hapur me romakėt, bashkė me Gardėn e vet pretoriane hyri nė kėshtjellėn e Shkodrės, ku gardistėt kishin mbetur luftėtarėt e fundit qė jepnin jetėn e tyre tė parėt pėr Mbretin, ndaj, mė 15 qershor tė kėtij viti, Genti u dorėzua dhe bashkė me familjen e tė vėllanė e dėrguan nė Gubbio tė Italisė, ku ndėrroi jetė nė nėntor tė vitit 146, para Krishtit.

Aleksandri i Madh, ( 336-323 para Krishtit), nė Gardėn e Tij Perandorake tė fuqishme, qė arrinte edhe mbi 40 mijė e nė disa raste edhe mbi 80 mijė trupa, mbante mė sė shumti ilirė, biles edhe nė betejėn e tij tė fundme drejt Pakistanit, shumica e Gardės ishte iliriane, ku njė pjesė e madhe qėndruan atje.

Perandoria Romake, nė kohėn e Augustit, nė vitet 27 para Krishtit deri nė vitin 14 pas Krishtit, fillimisht mbante njė Gardė me numėr forcash nė rritje efektivi nga 500 deri nė 1.000, ndėrsa perandorėt e tjerė e shtrinė ruajtjen nga Garda Pretoriane edhe tė Senatit Romak, etj. dhe e rritėn shumė efektivin e tyre. Nė shekujt e parė pas Krishtit e deri nė rėnien e Kostandinopojės, veēanėrisht Perandoria Romake e Lindjes (Bizantit) e kishte bėrthamėn e fuqinė e Gardės Pretoriane tek ilirėt, (si dhe tek fiset gjermanike), sidomos kur sundonin perandorė me origjinė ilire, biles ne shek. III-V dhe IX ishin mbi 60 pėrqind e efektivit gardistė ilirianė, qė merrnin pjesė nė beteja tepėr tė veēanta. Edhe nė ishujt britanikė, mbretėrit e shekujve tė parė pas Krishtit, e kishin parėsore marrjen nė Gardėn e tyre Pretoriane tė vikingėve.

Papati i Romės, nga shek. I, nė kohėn e Apostullit Pal, qė shkeli me bekimin e tij edhe nė tokėn shqiptare, veēanėrisht pas Perandorit me origjinė ilire nga Nishi, Konstandinit tė Madh, rojet e veta, nė Selinė e Shenjtė, i kishte pothuajse tė gjithė me origjinė ilire apo kelte dhe kjo ka vazhduar edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut, nė shek. XV, duke marrė arbėreshė.

Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, mbante njė Gardė tė pėrzgjedhur pėr nė Kalanė e Krujės apo nė udhėtimet brenda e jashtė vendit ose nė luftėrat e tij kur ishin masive e ballore, biles Garda Pretoriane (Mbretėrore) e Skėnderbeut, nė janar 1468, shkoi nė betejė pa Kryetrimin e vet.

Nė kohėn e sundimit Otoman, Porta e Lartė nė Stamboll, (por edhe pashallarėt shqiptarė nė Trojet Tona Etnike apo nė vendet e tjera tė kėsaj perandorie), kishte njė numėr tė madh shqiptarėsh (arbnorė), qė shėrbenin nė Gardėn e Sulltanit dhe quheshin “ēaush”. Gardat mė tė fuqishme i kishin pashalleqet e Bushatllinjėve e Ali Pashė Tepelenės, dinastia shqiptare nė Egjypt, etj.

Garda, nė kohėrat antike e deri nė Mesjetėn e Vonė, kishte pėr detyrė tė ruante prijėsit, por edhe tė hidhej nė veprimet luftarake nė betejat mė tė vėshtira, nė situatat mė kritike tė luftėrave, ndėrsa nė kohėrat moderne, detyra parėsore e vetme e saj ėshtė ruajtja e personaliteteve tė larta tė shtetit tė vet apo tė personaliteteve tė huaja qė vizitojnė vendin tonė dhe ruajtjen e sigurinė e institucioneve mė tė rėndėsishme tė shtetit.

Gardė, nė kohė tė kufizuar, kanė pasė edhe disa udhėheqės tė pendės e luftės, si Arqipeshki i Shkupit, Pjetėr Bogdani, i cili punoi shumė pėr organizimin e rezistencės anti-osmane gjatė Luftės Austriako-Otomane. Nė nėntor 1689, kur austriakėt hynė nė Prishtinė, Bogdani mobilizoi edhe 6.000 luftėtarė shqiptarė nė Prizren duke u shkuar nė ndihmė austriakėve. Nė Gardėn e tij, sipas pėrvojės austriake, kishte rreth 200 shqiptarė trima e besnikė, por nė dhjetor u sėmurė nga mortaja dhe vdiq dhe, pas thyerjes sė austriakėve, tatarėt dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij, ku rezistuan ish-gardistė tė tij kundėr kėtij veprimi antinjerėzor, duke dhėnė edhe jetėn e vet.
Plaku i Vlorės, Ismail Qemali, bashkė me patriotė si Luigj Gurakuqi, nė rrugėtimin e tij diplomatik pėr Pavarėsinė Kombėtare Shqiptare, kur arriti nė Bukuresht, mė 3 nėntor 1912, kishte 8 truproja shqiptare me vete, ndėrsa mė 5 nėntor, nė hotelin “Kontinental” tė kėtij kryeqyteti, pėrveē 4 pėrfaqėsuesėve tė kolonisė shqiptare tė Rumanisė, iu shtuan edhe 6 truproje tė tjera pėr sigurinė e tij dhe tė delegacionit. Nė udhėtimin e tij nga Vjena ( 7 e 10-11 nėntor), nė Budapest ( 8-9 nėntor), Itali (18 nėntor), teksa arriti nė Durrės, me vaporin austriak “Baron Bruck” mė 19 nėntor 1912, qė nė ditėn e parė, i pati rreth 50 truproja vullnetare. Duke parė situatėn e tensionuar nė Durrės, ku deti ishte bllokuar nga flota greke, dhespoti Jakov kishte bėrė kompromis me Myftiun e qytetit bregdetar, qėndrimin e disa shqiptarėve stambollianė, fakti qė pushtuesit serbė po vinin drejt Shqipėrisė sė Mesme, nuk u ngrit Flamuri Kombėtar Shqiptar nė kėtė qytet bregdetar, sipas planifikimit mė 22 nėntor 1912, por, vet prania e “gardės vullnetare” me mbi 200 vetė rreth Ismail Qemalit, nuk iu mundėsoi arrestime e gjakderdhje. Ismail Qemali, me delegatėt e ardhur nga jashtė vendit dhe ata tė Durrėsit, Tiranės, Shkodrės, Kavajės, etj.,e mė pas edhe ata tė Elbasanit, etj. u nis drejt Vlorės dhe karvani i tij shoqėrohej me truproje tė shumta, tė emėruara apo vullnetare, tė cilėt, sipas traditės shqiptare e detyrės misionare, i shoqėronin pandėrprerje ose nga njė krahinė nė tjetren. Kjo ndikoi qė gjenerali i divizionit turk Kara Seit Pasha, qė kontrollonte zonėn Fier-Lushnje-Berat, tė mos ndėrmerrte veprime ushtarake si arrestime apo ndalim tė karvanit kalorsiak tė Pavarėsisė drejt Vlorės historike. Mė 27 nėntor 1912, Ismail Qemali hyri nė Vlorė me gardėn e tij dhe i pritur me entuziazėm tė lartė nga populli, pavarėsisht se anije greke iu kishin afruar portit tė qytetit dhe serbėt pėrparonin drejt Jugut.

Mė 4 dhjetor 1912, nė Qeverinė e Vlorės, me kryetar Ismail Qemalin, u caktuan Ministėr i Brendshėm, Myfit Bej Vlora dhe Ministėr i Luftės, Mehmet Pashė Dėrralla, qė kishin detyrė parėsore mbrojtjen e ēlirimin e vendit dhe ruajtjen e forcimin e sigurisė tė vendit. Nė kėtė kohė, ministri i Brendshėm, ndėr veprimet e para organizative, vendosi truprojėn zyrtare tė Kryetarit tė Qeverisė Shqiptare, nisėn startimi e lartėsimi i Gardės sė Republikės nė historinė moderne tė Shqipėrisė, por ende nuk kemi tė dokumentuar kėtė akt e pėr mė tepėr nuk kemi tė bėjmė me njė formacion tė plotė gardist, pėr vet kushtet historike tė kohės e sipėrmarrjet diplomatike ndėrkombėtare tė Ismail Qemalit.

Princ Vidi, mė 7 mars 1914, kur erdhi nė Durrės me anijen austriake “Taurus” dhe i shoqėruar nga tre anije angleze, italiane e franceze, nė suitėn e tij kishte edhe truprojet e sigurisė me vete, por, mė 17 mars 1914, sipas Statutit Organik tė Shqipėrisė, me formimin e Qeverisė sė re, u shtuan truprojet e tij me shqiptarė, por nuk mund tė kemi mirėfilli njė gardė tė rregullt zyrtarisht. Nė kėtė akt e proēes organizativ ndikuan faktorėt e brendshėm e tė jashtėm, shtrirja jo e plotė nė tė gjithė vendin e sundimit tė Princit dhe lėvizjet e kufizuara tė tij,ndrrimet e shpejta nė qeveri, konfliktet pėr pushtet, revoltat e armatosura, pėrbėrja e truprojės me tė huaj, shqiptarė tė emėruar e vullnetarė, etj.
Pas Kongresit tė Lushnjės, mė 1920, nė drejtimin e atdhetarit Sylejman Delvina, kemi njė organizim tė mirė tė mbrojtjes, sigurisė e qetėsisė tė vendit. Nė kėtė drejtim ndihet edhe roli i Ahmet Zogut si Ministėr i Brendshėm e nga viti 1922 deri mė 1924 si Kryeministėr i Shqipėrisė nė strukturimin e njė force gardiste efektive, por nuk krijoi mirėfilli njė gardė proteriane tė niveleve europiane, e pėrndryshe, nuk kemi ende dokumentim ligjslativ apo administrativ pėr kėtė ēėshtje. Nė vitin 1925, kur Ahmet Zogu u zgjodh President i Republikės, dijmė qė kishte njė kompani garde presidenciale me organik e buxhet tė caktuar. Nisur nga ky nėnvizim duhet tė kėrkojmė nga ana historike, nėse themelimi i Gardės i pėrket saktėsisht qershorit tė vitit 1925, kur, nė zbatim tė Programit tė marsit tė kėtij viti, u “shkri” Ministria e Luftės dhe u formua nja Fuqi Armate me 5.000 forca efektive dhe njė Forcė Milicore me 3.000 vetė, nėse i pėrket 1 gushtit tė vitit 1925 kur u formua “Fuqia Shėtitėse”, nėse i pėrket 8 majit tė vitit 1926 kur u dekretua Ligji pėr “Shėrbimin e Adjutantėve tė Kryetarit tė Republikės”. Nė tetor tė vitit 1926 Garda Presidenciale ka pasė 699 forca, prej tyre 25 ishin oficera, 106 nėnoficera, njė togė kalorėsie me 71 kuaj dhe njė bandė presidenciale, etj., ēka do tė thotė se kemi tė bėjmė mė njė traditė organizative tė krijuar tė paktėn dy vjet mė parė, por nėse hulumtohet mė tej e mė mirė, edhe nė vitin 1923.

Si datėlindje e Gardės sė Republikės, tashmė njihet e sanksionuar zyrtarisht 24 qershori i vitit 1928, duke u marrė si pikėnisje e eveniment Dekret-Ligji mbi strukturėn e Forcave tė Armatosura, ku pėrfshihej edhe Garda e Republikės, qė rreth dy muaj mė vonė u cilėsua “Garda Mbretėrore Shqiptare”. Me kėtė akt zyrtar tė datėlindjes sė Gardės tė Republikės u hodh njė hap i mirė, sepse kjo kishte mbetur padrejtėsisht tek 12 shkurti 1944, 16 vjet mė vonė dhe e caktuar nga forca politike, qė donte tė bėnte historinė e vet. Por, nė kuadrin e rivėshtrimit e rishkrimit tė historisė tonė kombėtare, vėmendja e studiuesėve duhėt tė kėrkojnė edhe mė herėt, ndoshta nga koha e Qeverisė sė Ismail Qemalit mė 1912, nė vitin 1923, ose, tė paktėn, mė e afėrta, viti 1925, nė tė kundėrt, e fundmja, viti 1926. Ne kemi 95 vjet Pavarėsi dhe 80 vjet tė krijimit tė Gardės, ndaj distanca kohore pėr kėto dy data ėshtė e largėt. Kjo datėlindje e Gardės duhet tė pėrkojnė me realitetin historik, me tė vėrtetėn historike. Gjithashtu, kemi parasysh se nė historinė moderne, shumė shtete europiane tė kohės sė sotme, datėlindjen e Gardės sė tyre Republikane apo Mbretėrore e kanė mė tė hershme se sa Republika e Shqipėrisė. Natyrisht, ne nuk jemi nė garė datash me tė tjerėt, por, me kėtė histori tė pasur, pse duhet tė mbesim mbas tyre.

Pikėrisht 10 vjet mė parė, nė vitin 1998, kur ish Presidenti i Republikės, deklaroi para gardistėve se Garda dhe Shteti, Garda dhe Republika, janė njė binom me lidhje tė forta mes tyre dhe Garda ėshtė njė pasqyrė e Shtetit, shprehte njė realitet dimensional e spektrues. Nė maj tė vitit 1997, nisur nga misioni i saj historik, pėr tė pėrmushur detyrat e detyrimet ndaj Atdheut e qytetarėve shqiptarė nė sigurimin e rendit e tė qetėsisė, Garda e Republikės, u hodh dhe u ndodh nė situata tė vėshtira tė luftės me krimin, ku, mė 23 maj 1997, nė Cėrrik, 5 nėnoficerė e gardistė dhanė jetėn nė mėnyrė heroike e tragjike, duke u vetėflijuar nė emėr tė Kombit e Detyrės, si: Sali Martinaj, Bashkim Mella, Halit Haxhia, Besnik Syla e Qemal Mehmeti, tė cilėt sot janė shpallur nga Qeveria aktuale “Dėshmorė tė Atdheut” dhe emrat e tyre janė skalitur nė Memorialin e Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė.

E rėndėsishme ėshtė se nė kėto 80 vite, Garda u krijua, organizua e konsolidua nė nivele tė larta bashkėkohore, pavarėsisht nga format e organizimit tė Shtetit, duke treguar njė devotshmėri tė lartė atdhetare, njė profesionalizėm modern, njė kontribut mirėnjohės. Garda e Republikės, e dekoruar me “Medaljen e Artė tė Shqiponjės” (1998) dhe komandanti i saj, Kolonel Ndrea Prendi, nė dhjetor 2007, i vlerėsuar me Ēmimin “Imazhi nė Forcat e Armatosura”, tregojnė se kemi tė bėjmė me pėrkushtim tė admirueshėm nė misionin shtetėror e qytetar tė saj.
Inspektor Gjin VATNIKA
 
Tiranė, mė 22.06.2008