|
|
|
|
|
Drejtoria per Sigurimin e PLSH-ve
 Drejtoria per Sigurimin e PLSH-ve eshte strukture e veēante e specializuar ne perberje te Gardes se Republikes, e ngarkuar me detyren per ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve te larta shteterore te vendit dhe te huaja, ne perputhje me ligjin per Garden e Republikes, Vendimeve te Keshillit te Ministrave, Urdherave te Ministrit te Brendshem dhe Komandantit te Gardes.
DSPLSH perfshin ne strukturen e saj Drejtuesin, Specialistet e Planizimit e Koordinimit te sherbimeve, Grupet e shoqerimit te PLSH, Zyren e Ruajtjes e te shoqerimit te PLSH, Sektorin e ruajtjes e sigurimit te Selive e Rezidencave, Zyren e shoqerimit te PLSH te huaja e te vendit, Zyra e Kontrollorve, Grupin Special etj.
Struktura dhe perberja organike e saj percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Rregullat e sherbimit te DSPLSH te percaktuara ne kete rregullore zbatohen ne ēdo vend, ku ky sherbim kryen detyrat e tij, si dhe zbaton te gjitha detyrimet, qe burojne nga ligji Nr 8869 date 22.05.2003''Per Garden e Republikes se Shqiperise''Vendimeve te Keshillit te Ministrave,Urdhrave te Ministrit te Brendshem e Komandantit te Gardes.
Siguria e PLSH-ve te vendit dhe te huaja e Selive e Rezidencave kryhet mbi baze Grupi shoqerimi, Grup i sigurise se Selive e Rezidencave, shoqerues sipas percaktimeve te bera ne VKM dhe Urdhera e udhezime te Ministrit te Brendshem Per ruajtjen e Shoqerimin e PLSH
DSPLSH zbaton detyrimet e saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, si dhe ne te gjitha ato vende, ku shkojne personalite shqiptare duke bashkepunuar me sherbimet analoge te atyre shteteve, ne baze te parimeve te reciprocitetit dhe marveshjeve dypaleshe.
Ēdo Personalitet qe merret ne ruajtje e mbrojtje nga DSPLSH, vihet ne dijeni dhe i kerkohet te respektoje Ligjin e Gardes dhe Rregulloren e sherbimit te DRMPLSH per te normuar rregullat ne veprimtarine e perditeshme si dhe per te shmangur akte kriminale ose terroriste ne dem te Tij.
|
|
|
|
|
|