RREGULLAT E SHERBIMIT TE FINANCES
-Sherbimi i Buxhet-Finances ne Garden e Republikes organizohet per te realizuar:
Sigurimin e fondeve financiare te nevojshme dhe financimin e shpenzimeve buxhetore qe kryhen gjate vitit ushtrimor.
-Zbatimin e Kontabilitetit Publik bazuar ne Ligjin Nr.7661 date 19.01.1993 Per Kontabilitetin ...; ne V.K.Ministrave Nr. 248 date 10.04.1998 dhe Udhezimin e Ministrise Rendit Publik Nr. 1076 date 16.09.1999 Per Kontabilitetin Publik te institucioneve buxhetore dhe pergatitjen e llogarise periodike dhe vjetore
-Hartimin e programit buxhetor afat mesem dhe vjetor ne zbatim te Ligjit Nr. 8379 date 29.07.1998 Per hartimin e buxhetit dhe aktet normative te harxhimit material dhe shpenzimeve te tjera percaktuar ne rregulloret perkatese te sherbimeve te miratuara me V.K.Ministrave.
-Administrimin e vlerave materiale dhe Akteve te Qendrueshme ne zbatim te Ligjit Nr. 6942 date 25.12.1984 Per administrimin e vlerave materiale e monetare ,te V.K.Ministrave Nr.70 date 11.03.1985 Per administrimin e vlerave materiale e monetare.
-Inventarizimin vjetor te vlerave materiale e monetare dhe inventarizimin periodik te pasurise se palujtshme ne administrim te Gardes se Republikes percaktuar ne Ligjin Nr.7661 date 19.01.1993 Per Kontabilitetin ... dhe Udhezimeve perkatese te Ministrise te Brendeshme
-Ushtrimin e kontrollit te brendshem mbi administrimin e vlerave materiale e monetare te Aktiveve te Qendrueshme te Tipizuara dhe shpenzimeve te tjera administrative ne zbatim te programit buxhetor te miratuar dhe te akteve te tjera normative.
-Zbatimin dhe kryerjen e proēedurave te prokurimit per blerjen dhe sherbimet e vogla ne zbatim Ligjkit Nr 7971 date 26.7.1995 me ndryshimet perkatese ,te V.K.Ministrave Nr.335 date 23.06.2000 Per rregullat e Prokurimit Publik, Udhezimin e K.Ministrave Nr. 3 date 19.2.1996 Per blerjet me vlera te vogla me ndryshimet perkatese
-Plotesimin dhe dorezimin ne Ministrine e Brendshme te evidencave statistikore dhe Kontabile.
-Interpertimin dhe zbatimin e Akteve Ligjore e nenligjore te fushes financiare per aktivitetin e Gardes se Republikes.
-Aktiviteti i sherbimit te finances ne Garde planizohet ne zbatim te Plan-veprimit vjetor te Gardes se Republikes.
-Shefi i sektorit te Buxhet-Finances ploteson plan pune mujor te cilin e miraton tek titullari dhe plan ditor.
-Specialistet plotesojne plan ditor te punes.
-Aktiviteti financiar ne Garden e Republikes zhvillohet ne baze te programit Buxhetor vjetor.
-Programi Buxhetor vjetor miratohet nga Ministri i Brendshem dhe eshte Artikull me vehte ne buxhetin e shtetit.
-Sherbimi i Buxhet-Finances ne Garden e Republikes,mjetet monetare i ruan ne Banke (te nivelit te dyte) e cila percaktohet nga Ministria e Brendshme dhe ne Arken e vet duke respektuar limitet e percaktuara.
-Dega e Bankes percaktohet nga Ministria e Brendeshme qe ben dhe ēeljen e programit buxhetor.
-Kryerja e shpenzimeve dhe pagesave behet nepermjet Urdher-Pagesave;Urdher- Shpenzimeve dhe dokumentave te tjera bankare si ēek bankar,Urdher-Xhirim, lajmerim kreditimi ose debitimi.
-Urdher-Pagesat dhe Urdher-Shpenzimet te plotesohen nga financieri pasi jane kompletuar me dokumentat perkatese per konstatimin e nje shpenzimi si Flete-Hyrje,Flete-Dalje,situacion dhe dokumenta te tjere vertetues dhe justifikues
-Urdher-Pagesat dhe Urdher-Shpenzimet qe plotesohen nga financieri pasi miratohen nga shefi i sektorit te Buxhet-Finances miratohen dhe firmosen tek titullari ose zevendesi i tij.
-Urdher-Pagesat te miratuara paraqiten per likuidim ne Degen e Thesarit dhe kjo pas miratimit i kalon per likuidim ne Degen e bankes perkatese e cila kryen pagesat.
-Hyrja dhe dalja e mjeteve monetare ne arke dokumentohet me Mandat Arketimi, Mandat-Pagese dhe dokument te njehsuar me to per te cilat pritet me permbledhese Mandat-Pagese ne afate periodike ose ne perfundim te tyre (list-pagese punonjesish, list-pagese ushtaresh,list pagesa te tjera, urdher sherbime).
-Mandat-Pagesa nenshkruhet nga Titullari kur nuk ka nje dokument tjeter urdherues ose justifikues te nenshkruar prej tij.
-List-pagesat plotesohen 15 ditore duke kryer ndalesat ne zbatim te Urdherit te brendshem te Komandes per prezencen ne pune.
-Ne list-pagesa kryhen ndalesat per sigurime shoqerore,tatim,detyrim debitori, pensione ushqimore,detyrime ndaj te treteve percaktuar me vendime gjyqesore e ndalesa te tjera ligjore.
-Ne rast transferimi te punonjesve plotesohet flete-shoqerimi per mardheniet financiare pasi plotesohet dhe flet-shkeputja nga shefat e sherbimeve per dorezim te materialeve dhe dokumentacionit qe kane pasur ne ngarkim.
-Levizja e vlerave materiale dokumentohet me Flete-Hyrje,Flete-Dalje te kompletuara me dokumenta shoqeruese justifikuese dhe autorizuese si:fature furnitori,proēes-verbal shkarkimi etj.
-Dorezimi i dokumentacionit te levizjes se vlerave materiale tek llogaritari perkates percaktohet me grafik te miratuar nga Komandanti i Gardes.
-Gjendja dhe levizja e vlerave materiale ne ēdo makazine rakordohet me grafik te miratuar nga Komandati i Gardes duke rakorduar nje here ne muaj makazina e ushqimit, makazinat e tjera te qendres, makazinat e reparteve dhe pergjegjesit e tjere materiale nje here ne tre muaj
-Punonjesi i Gardes Republikes pergjigjet drejtpetdrejt per ēdemtimin e pasurise se demtuar prej tij.
-Punonjesit e Gardes Republikes ne funksione drejtuese ngarkohet me pergjegjesi materiale jo te drejperdrejte deri ne nje page mujore, per ēdo dem te shkaktuar nga persona qe varen prej tij ne rast se shkeljet kane ardhur edhe per mangesi ne veprimtarine e tyre.
-Pergjegjesia materiale e vene ne ngarkim dokumentohet me Urdher-Ēdemtimi te cilin e miraton Komandanti i Gardes.
SHEFI I SEKTORIT TE BUXHET FINANCES
Pergjigjet : Para Komandantit te Gardes per administrimin financiar te pasurise ne Garde .Per zbatimin e programit buxhetor te miratuar ne ligjin Nr. 8379 date 29.07.1998, udhezimeve te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Brendeshme .
Ka per detyre :
1.Te bashkerendoje punen me Degen, sektoret, njesite per zbatimin e ligjit Nr. 6942 date 25.12.1984 dhe VKM Nr.70 date 11.03.1985, per administrimin financiar te pasurise ne Garde .
2.Drejton dhe organizon punen e sektorit per zbatimin e detyrave te planizimit vjetor, programit financiar (vjetor, 4-mujor, 2-mujor).
3.Detajon limitet dhe fondet financiare sipas armeve e sherbimeve dhe bashkerendon punen me strukturat e Gardes per hartimin ne kohe e me cilesi te projekt buxhetit te vitit te ardhshem dhe atij afatmesem .
4.Drejton dhe organizon punen per njohjen dhe zbatimin praktik te kontabilitetit publik te miratuar me VKM Nr. 248 date 10.04.1998, ndryshuar me VKM Nr.25 date 20.01.2001 dhe udhezimin e M.B. Nr.2 date 20.01.2002.
5.Organizon kryerjen e inventarizimit vjetor te pasurise ne Garde sipas udhezimit te M.B. Nr. 14 date 11.01.2002.
6.Kryen detyren e Kryetarit te Komisionit te blerjeve te vogla, ndjek, kontrollon dhe pergjigjet per zbatimin e procedurave sipas V.K.M. Nr.335 date 23.06.2002.
7.Kerkon zbatimin e akteve ligjore, n/ligjore per prokurimin e fondeve vjetore .Ndjek dhe zbaton detyrat qe rrjedhin nga legjislacioni financiar. Kontrollon shpenzimet financiare ne te gjithe aktivitetin e Gardes.
8.Kryen kontrollet e brendeshme per administrimin e vlerave materiale e monetare dhe jep masa disiplinore dhe financiare per personat qe shkelin rregullat.
9.Mban dhe evidenton praktikat e dokumentacionit financiar ne te gjithe veprimtarine e strukturave te Gardes . Informon me shkrim Drejtorine e Buxhet Finances ne M.B. ēdo dy muaj dhe Komanden e Gardes sa here i kerkohet .
10.Mban ditarin dhe regjistron mandat-pagesat dhe mandat-arketimet per veprime me arken ne valute .