RREGULLAT E SHERBIMIT TE ARMATIMIT
-Kompletimi me armatim – municione e materiale te tjera per punonjesit e Gardes behet sipas Tabeles Nr.1 VKM Nr.830 date 11.12.2003.
-Administrimi i armatimit , municioneve dhe materialeve kryhet me qellim qe te dihet ne çdo kohe kompletimi i gardisteve sipas percaktimit ne organike .
-Sherbimi i Armatimit administron :
-Te gjitha llojet e armeve
-Armet e zjarrit te kembesorise dhe te mjeteve te blinduara .
-Armet e destinimit special ( snajper, shutgan, etj ).
-Arme sportive dhe mesimore.
-Instrumentat dhe mjetet optike te vezhgimit dhe matjes ( dylbi, busulla, sterogyp ).
-Municionet luftarake per te gjitha llojet e kalibrat e armeve . Municione imituese dhe mesimore.
-Pjeset rezerve , paisjet per pastrim e mirembajtje te AM .
-Administrimi evidentohet ne :
-Regjister themeltar i llogarise mod.-28 ku mbahet sasia e armatimit, municioneve, instrumentave, materialeve qe ndodhen ne Dege, Njesi, sektore, depo.
-Shenohen me emertime sipas kalibrit, modelit, llojit te veprimit, llojit te mbushjes etj.
-Regjister i shperndarjes se armatimit mod.-35, ku shenohen emri, atesia, mbiemri i punonjesit, numri i armes, sasia e municionit, paimet, firma , numri i dokumentit te dhenies dhe te heqjes.
-Liber i numrave dhe germave mod.- 37 ku regjistrohen shkrimet e te gjitha armeve, instruksioneve dhe mjeteve optike ne organike te Gardes .
-Liber i daljes se perkoheshme te armatimit mod. – 34 ku shenohet emri i punonjesit qe merr, numri i armes, sasia e punonjesve, data, firma e marresit.
-Flete hyrje-fature dhe Flete dalje-fature .
-Urdher furnizimi .
-Lista e harxhimit te municioneve per qitje.
-Libri i makazines.
-Libri i gjendjes cilesore ( kualitative ) te municioneve .
-Flete inventari.
-Administrimi i municioneve qe harxhohen per qitje .
-Administrimi i municioneve per qitje behet i centralizuar nga Shefi i Armatimit. Ne Garde (Dege, Njesi, Sektore) hartohet plani i harxhimit te municionit sipas planit te qitjeve ne bashkeveprim me Shefin e Stervitjes. Planifikimi i municioneve miratohet çdo fillim viti nga Komandanti i Gardes .
-Per qitje, zgjidhen municionet me te vjetra dhe ato te hapura (ne perdorim te efektivave).
-Analizat ne laborator, veprimet ne depo, zevendesimin e municioneve te vjetra me te reja, dhenia e municioneve per qitje me dokumenta behet nen drejtimin e Shefit te Armatimit dhe te n/oficereve kujdestare-makaziniere .
-Ndalohet furnizimi i strukturave me municion per qitje :
-Kur nuk kane dokumentacion te rregullt.
-Kur nuk jane planizuar per qitje.
-Kur e kane kaluar limitin e harxhimit .
Dega, Njesia , Sektori per harxhimin e municionit ne qitje kryhen keto veprime . Dorezon tek makazinieri i Armatimit :
-Listat e qitjes , pasqyren permbledhese te tyre .
-Arkat e ambalazhit te municioneve .
-Fisheket e pa plasur.
-Fisheket apo shtimjet e teperuara .
-Procesverbal per harxhimin e municioneve te artilerise.
Lista e qitjes e rregullt ;
-Miratohet nga Komandanti, Shefi ( Dege, Njesi, Sektore , N/njesi )
-Data e zhvillimit te qitjes.
-Numrin e ushtrimit te qitjes.
-Normen e harxhimit .
-Nenshkrimi nga Drejtuesi i qitjes kujdestar-makazinieri dhe nga te gjithe gradistet qe kane bere qitje .
-Ndalohet rreptesisht nenshkrimi nga persona qe nuk kane bere qitje .
-Procesverbali per municionet e Artilerise nenshkruhet ne vendin e qitjes dhe per çdo qitje nga komandanti i n/njesise, drejtuesi i qitjes dhe qitesat.
-Dhenia e armatimit, municioneve, materialeve behet me Urdher veprimi dhe deftesa per per marrje, dhenie ( mod. F.4/1, 3).
-Te gjitha llojet e armatimit , instrumentat dhe mjetet optike qe ndodhen ne Njesi regjistrohen ne libra sipas numrave matrikullare ( numer, germa, viti ).
-Llogaria e armatimit dhe materialeve te tjera mbahen vetem ne libra, dokumenta e kartela te miratuara nga organet perkatese te Ministrise Brendeshme .
-Ne Njesi, Dege, Sektore, N/njesi llogaria e depos mbahet ne librin e makazines .
-Llogaria materiale duhet te pasqyroje ne çdo kohe gjendjen faktike, sasine, cilesine e armatimit, municioneve dhe materialeve te tjera.
-Ne depo sipas llojit te materileve per çdo bllok vihet nje etikete blloku me emertimin e materialit. Te gjitha levizjet e materialeve hyrje, dalje, behen vetem me dokumenta te rregullta . Regjistrimi ne librat e llogarise behet vetem me dokumenta me te cilet kryhet veprimi . Ai kryhet brenda dites qe kryhet veprimi dhe perbri çdo emertimi ne dokument shenohet numri i faqes se librit dhe numri i regjistrit .
-Libri i llogarise dhe administrimit te Armatimit duhet te kete faqe te numeruara, te firmosura e sekretuara nga Shefi i sekretarise se Gardes .
-Dokumenti quhet i rregullt kur plotesohet me te dhenat qe kerkohen ne te dhe i firmosur nga personat e caktuar.
-Te dhenat e llogarise ne Njesi, n/njesi krahasohen me te dhenat e llogarise qendrore te armatimit .
-Kur punonjesi i Gardes transferohet nga Garda ose del ne lirim, dorezon armatimin, municionet dhe materialet qe ka ngarkim. Ndalohet rreptesisht marrja e armatimit me vehte, kur transferohet ose del ne lirim. Rregullat e furnizimit dhe kompletimit te strukturave te Gardes me Armatim, municion behet sipas organikave te miratuara nga Ministri i Brendshem. Dhenia e atmatimit behet vetem me dokumente Urdher veprimi, deftesa fature, urdher me shkrim.
-Ne situata normale behet sipas normave te miratuara me urdher te MB ku percaktohen sasite e kompleteve dhe menyra e shperndarjes ne Njesi, n/njesi, grup, n/grup, depo.
-Komplet luftarak quhet sasia e municionit e caktuar per nje arme e cila sherben si norme per llogaritje, planifikim, furnizim dhe harxhim. Pasqyra e perberjes se kompleteve luftarake per llojet e ndryshme te armatimit qe perdor Njesia, n/njesia , grupi miratohet nga Ministri i Brendshem.
-Municioni qe u jepet punonjesve te Gardes per kryerjen e sherbimit dhe ato qe ruhen ne depo te Njesise, n/njesise, grupit ne situate normale quhet rezerve e paprekshme .
-Ne shkallet e sherbimit te emergjences, kompletimi me municion e armatim i strukturave behet sipas urdherit te Komandantit te Gardes .
-Dhenia e armatimit nga Depo e Gardes ne struktura behet nga Shefi i Armatimit te Gardes (me urdher veprimi dhe plan te miratuar nga Komandanti i Gardes) .
-Ne Njesi, Dege levizja behet me urdher me shkrim te Kryetarit te Deges, Komandantit te Njesise e pritet flete-hyrje, dalje e shenohet ne librin e llogarise.
-Ruajtja e armeve te kembesorise ne Dege , Njesi, Sektore .
-Armet e brezit pistoletat mbahen gjithmone me vehte gjate kohes punes, sherbimit.
-Kur je ne banese vendosen ne vende te sigurta te mbyllura me çeles. Ndalohet kategorikisht dhenia e pistoletes personave te tjere .
-Kur punonjesi i Gardes shtrohet ne spital, shkon me sherbim jashte shtetit, shkon me leje te zakonshme, pistoleten duhet ta dorezoje per ruajtje atje ku eshte furnizuar .( kujdestari).
-Armet e krahut te perdorimit individual Ak-56, Pu-snajper, shutgan, pistolete MP-5 ruhen ne njesi, n/njesi, grup apo ne vendet e punes per grupet e shoqerimit te PLSH.
-Punonjesit e tjere te DRMPLSH armet i mbajne ne Dege ne kasaforta hekuri ne perputhje me te gjitha rregullat e ruajtjes e te armatimit.
-Sektori i Sigurise se brendeshme armet e krahut dhe kompletim luftarak per çdo arme i mban ne Depo sipas grupeve ne arka te veçanta . Ato shperndahen me urdher te Komandantit te Gardes . Ne çdo VSH 24-oreshe mbahet 1 automatik i cili dorezohet me proces-verbal .Ndalohet rreptesisht marrja e armeve te krahut ne shtepi apo mbajtja e tyre jashte vendeve te percaktuara ne rregullore .
-Ne Njesi, N/njesi, grupe, armet mbahen ne armembajtese te individualizuara te sigurta dhe ruhen e administrohen sipas rregullave .
-Per gardistet trupe sherbimi armet jepen vetem per orarin e sherbimit dhe pas sherbimit ato kthehen ne armembajtese ( libri mod.-34 ).
-Municioni luftarak mbahet me vehte nga ai mesimor dhe imitues. Armatimi, municioni dhe materialet, çdo vit kontrollohet me verifikim te gjendjes sasiore, cilesore me komisione te rregullta .
-Municioni dhe armatimi kontrollohet çdo dite nga Komandantet e drejtperdrejte.
-Ne objektet, depot ku ruhet e administrohet armatimi e municioni zbatohen me rreptesi rregullat e MNZ.
Kontrollet per armatim pasqyrohen ne librat e sherbimit dhe akt-kontrollet duke percaktuar e vleresuar :
-Gjendjen teknike te armatimit, municioneve te Njesise , N/njesise, grupit, depos .
-Menyren e perdorimit, ruajtjes, mirembajtjes, riparimit dhe kontrollit.
-Menyren e administrimit ne sasi e cilesi .
-Armatimit dhe paisjeve u kryhet sherbimi profilaktik dhe riparimi i difekteve teknike.