Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
Flamuri i Gardes se Republikes se shqiperiase
ZYRA E PROKURIMIT

 

SHEFI I ZYRES SE PROKURIMIT

Ka per detyre :

1.Organizon dhe kryen menaxhimin e procesit te prokurimit ne Garden e Republikes mbeshtetur ne Ligjin e Prokurimit dhe aktet nenligjore per perdorimin ekonomik dhe efektiv te fondeve ne prokurim.
2.Harton rregjistrin e parashikimit te prokurimeve per vitin,e dergon ate ne Sektorin e Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme per miratim nga Ministri.Hap procedurat per te gjitha llojet e tenderave.
3.Per ēdo procedure te hapur ka pergjegjesi per shpalljen e njoftimeve, shperndarjen e fteses per oferte ne buletinin e prokurimeve publike, sigurimin e materialit per plotesimin e dokumentave te tenderit me formularet perkates dhe zbatimin e afateve sipas rregullave te prokurimit publik, llogaritjen e ēmimit me te cilat do t’u shiten dokumentat kantidateve dhe dorezimin e tyre, kantidateve qe deshirojne te marrin pjese ne tender.
4.Ka per detyre  sqarimin e kandidateve per ēdo paqartesi qe mund te kene gjate hartimit te ofertave per dokumentacionin e marre nga enti prokurues deri ne ēastin e pranimit te ofertave. N.q.s. per sqarimin e kandidateve eshte e nevojshme te merret mendimi i Komisionit te Vleresimit te Ofertave atehere zyra e prokurimit  nepermjet kryetarit te komisionit duhet te kerkoje mbledhjen e komisionit dhe nese eshte e nevojshme te organizoje dhe nje takim te kandidateve me komisionin. Ne baze te njoftimit te bere ne ftesen per oferte per ēdo procedure prokurimi ne vendin, diten dhe oren e caktuar behet pranimi i ofertave per kandidatet e interesuar.
5.Me fillimin e procedures ka per detyre te mbaje dhe te nenshkruaje te gjitha procesverbalet e punes se komisionit te cilit detyrimisht duhet te jene te nenshkruara nga te gjithe anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave .
6.Juristi i Zyres se Prokurimeve ka pergjegjesi per zbatimin e procedurave mbeshtetur ne legjislacionin ne fuqi dhe ka te drejten e pezullimit te ketyre procedurave kur ve re shkelje te tyre.
7.Te  jete i   pranishme  gjate  gjithe  punes  se  komisionit  te vleresimit dhe duhet te jape mendime ose mund te beje dhe verejtje gjate zhvillimit te procedures.
8.Mbledh e organizon ne nje dosje te gjithe dokumentacionin e tenderit qe nga urdheri  i prokurimit, njoftimet, proces verbalet etj. Sipas rregullave te prokurimit ben lidhjen e kontrates dhe realizimin e saj ( administrimi i kontrates nga juristi ) dhe ne perfundim te prokurimit duhet te dorezoje dosjen ne arkivin e Gardes .
9.Zbaton me korrektesi rregullat e prokurimit publik per plotesimin e nevojave te efektivit te Gardes ne kohe dhe me cilesi si ne realizimin e tenderave ashtu dhe ne prokurimet e tjera gjate vitit .
10.Ben sigurimin publik dhe arritjen e  transparences ne procedurat e prokurimeve, nxitjen e konkurences se lire, mos diskriminimin e kandidateve qe deshirojne te marrin pjese ne procesin e prokurimit
11.Ne realizimin e procedurave te prokurimit duhet te bashkepunoje me strukturen e prokurimit te M.B. dhe A.P.P. i cili duhet te jete i vazhdueshem dhe i panderprere, raporton, informon per prokurimet si dhe kerkon mendimin e miratimin e tyre per probleme qe mund te lindin gjate procedurave te prokurimit.
12.Kerkon nga shefat e sherbimeve te sektoreve te Gardes plotesimin dhe dorezimin ne kohe te specifikimeve teknike, preventivave per objektet qe do te prokurohen sipas regjistrit te parashikimit te prokurimeve dhe ne rast vonesash informon menjehere Kryetarin e Entit per marrjen e masave per zgjidhjen e problemit .
13.Harton planizimin vjetor te zyres i orjentuar nga plan veprimi vjetor i Komandes .
14.Merr  pjese si anetar i komisionit te prokurimeve per blerjet me vlera te vogla ( deri me 300.000 leke per ēdo artikull bazuar ne udhezimin nr.2 date 19.02.1996)
15.Raporton per ēdo periudhe 4 mujore mbi realizimin e rregjistrit te prokurimeve per tenderat e zhvilluar duke perfshire ketu dhe blerjet e vogla .
16.Organizon Seminar per informimin e punonjesve qe angazhohen ne procedurat e prokurimit  me ligjet dhe rregullat qe normojne prokurim publik.


Programimi dhe design: Shqiperiacom sh.p.k.