|
|
|
|
|
Intervistė me Komandantin e Gardės sė Republikės Gjeneral Ndrea PRENDI

Duket se kryefjalė pėr gjithēka ka Gardėn, kėtė strukturė 80 vjeēare, tė konsoliduar, qė e drejton me pėrkushtim e pasion prej 3 vitesh.
Kėto 3 vite Garda ka ndryshuar, kujdo qė i jepet mundėsia ta shohė kurrsesi nuk mund ta kalojė atė pa reflektuar, duke mbetur tė impresionuar nga ndryshimi radikal brenda njė kohe tė shkurtėr. Aktualisht Garda ka pėsuar transformim, pėr tė gjithnjė do tė ketė elementė surprizė dhe tė denjė pėr vėmendjen e duhur nga tė gjithė.
Duke parė sukseset e arritura pėr periudhėn e kohės qė drejton Komandanti i Gardės, Gjeneral Ndrea Prendi, mund tė quhen si, vitet e Tij.
Karriera e tij profesionale zė fill nė vitin 1982. Nuk ishte rastėsia qė e solli atė nė Gardė, por vlerėsimi i marrė qė nė bankat e shkollės. Komandanti i Gardės ėshtė diplomuar ne shkollat ushtarake, Ai e ndjen veten shumė mirė tė lidhur ngushtė me profesionin e Tij, kjo del dhe nga intervitsta qė i morėm.
Cilat janė momentet mė tė vėshtira qė keni pėrjetuar nė marrjen e detyrės si Komandant i Gardės?
Marrja e detyrės si Komandant i Gardės sė Republikės ėshtė konsideruar dhe konsiderohet nga ana ime si njė pėrgjegjėsi e madhe, detyrė e vėshtirė, qė kėrkon pėrkushtim maksimal, profesionalizėm dhe menaxhim real, pėr tė bėrė tė mundur angazhimin e gjithė strukturave ne kryerjen e detyrave me pėrkushtim.
Me fillimin e punės ka pasur disa momente tė vėshtira, ku me kryesoret kanė qėnė:
Sė pari, kryerja e reformės me shpejtėsi, pasi me ardhjen e Qeverisė Demokratike nė pushtet, u shkurtuan me 50% organikat e bodigardėve pėr sigurinė e PLSH-ve dhe pėr afro katėr muaj rresht akoma nuk ishte kryer asnjė veprim nga administrata e mėparshme, megjithėse ishte miratuar struktura e re organike. Kjo reformė paraqiste vėshtirėsi reale dhe megjithė vėshtirėsitė e fillimit me mos njohjen e plotė tė gjendjes, duhej vepruar sa mė shpejt e megjithatė u realizua me sukses.
Sė dyti, ka qėnė gjėndja financiare, pagesat e punonjėsve tė Gardės, rrogat ishin aq tė ulta sa qė nė mjaft sektorė ishte e vėshtirė tė kėrkoje mė shumė. Jo vetėm kaq, por kėrkesa e punonjėsve nė atė kohė ishte qė, sė paku tė na jepej rroga nė datėn e caktuar.
Sė treti, pėrballja me ambjentet ku punonin, jetonin e ushqeheshin punonjėsit e tė gjitha strukturave tė Gardės, ishte e papranueshme pėr mua, shihej qartė qė pėr shumė vite me radhė nuk ishte realizuar asnjė ndryshim nė infrastrukturė. Oficerėt, n/ofecerėt dhe ushtarėt gardistė ishin ambjentuar vit pas viti me realitetin dhe mė e keqja ishte se unė nuk shikoja tek oficerėt asnjė synim apo objektiv pėr ndryshimin e gjėndjes. Tė them tė vėrtetėn dhe unė e shikoja tė vėshtirė njė ndryshim kaq tė shpejt dhe tė madh nė tė gjitha drejtimet. Kėto ishin disa nga vėshtirėsitė e fillimit apo pėrballja me realitetin qė priste pėr ndryshim, pėr tė mos pėrmendur mentalitetin pėr disiplinėn nė punė apo cilėsinė e kryrjes sė detyrave, tė cilat ndikonin drejtėpėrsėdrejti me cilėsinė e shėrbimeve pėr sigurimin e P.L.Sh.-ve.
Duke parė arritjet dhe sukseset e mėdha, tė cilat janė tė dukshme dhe tė prekshme, qė ka arritur Garda e Republikės
nė periudhėn qė ju drejtoni, mund tė na thoni sekretin tuaj, se si keni munduar ta menaxhoni punėn gjatė kėsaj periudhe?
Duke parė Gardėn sot, mund tė them se kjo strukturė po konsolidohet me shpejtėsi, parametrat e arritura nuk kanė tė krahasuar, pasi ndryshimet e bėra nė kėto tre vjet janė ndryshime tė shumė viteve tė marra sė bashku. Ka ndryshuar mentaliteti pėr punėn, pėr tė gjithė punonjėsit ėshtė bėrė e mundur jo vetėm qė tė jenė tė pėrkushtuar pėr tė punuar me pasion, por tė punohet me mentalitet bashkėkohor. Jam i bindur se drejtuesit dhe strukturat kanė qėnė dhe janė plotesisht tė motivuar nė kryerjen e detyrave.
Vlerėsimi i oficerėve dhe n/oficerėve sipas gradave, qė u bė e mundur me mbėshtetjen e Qeverisė dhe personalisht e Kryeministrit tė vendit, aplikimi i ligjit tė gradave e karierės, qė i hapi rrugė konkurimit pėr emėrim nė detyrė, ku tė gjithė tė vendosur nė start tė barabartė pėrpara ligjit pėr tė konkuruar, vlerėsimi sipas aftėsisė profesionale tė secilit, zbatimi i drejt dhe i pėrpiktė i rregullave tė konkurimit bėri qė tė rritet niveli i kryerjes sė detyrave, pėrkushtimi dhe motivimi, sot oficerėt e nėnoficerėt e Gardės kanė njė performancė tė lavdrueshme dhe ēdo ditė punohet pėr tė arritur mė tė mirėn.
Vlerėsimi sipas gradave, mbėshtetja financiare, zbatimi i ligjit, korrektėsia dhe drejtėsia njėlloj pėr tė gjithė, kanė bėrė tė mundur funksionimin real tė tė gjithė hallkave tė domosdoshme pėr realizimin e detyrave, angazhimin e gjithė kuadrove dhe efektivit pėr tė punuar me pėrkushtim dhe pėr tė realizuar kėto ndryshime. Pra, dy kanė qėnė arsyet e arritjeve: 1- Vlerėsimi sipas gradave (qė u realizua pagesa e merituar pėr ēdo funksion), 2- Puna dhe ndryshimi real i gjithė infrastrukturės; tė dyja kėto kanė ndryshuar mentalitetin e secilit. Pra puna me pasion e gjithėsecilit ka bėrė tė mundur qė Garda tė eci me shpejtėsi dhe sot ėshtė detyrė e gjithėsecilit nga ne qė tė punojmė, tė ēimentojnė rezultatet e arritura dhe tė ecim tė sigurtė pėrpara. Sukseset e arritura janė rezultat i punės sė pėrbashkėt, i punės me zell, i profesionalizmit tė drejtuesve tė strukturave, tė oficerėve e n/oficerėve dhe nė njė mėnyrė tė veēantė vrulli dhe pasioni me tė cilin kanė punuar ushtarėt gardistė, tė cilėt unė i dua shumė, i vlerėsoj dhe mundohem tju gjendem pėrherė pranė.
Nė ditėn e 80-vjetorit tė krijiimit tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė ju u vlerėsuat me gradėn Gjeneral. Si e perjetuat?
Dėshiroj tė kujtoj qė ditėn e parė tė vitit 2007, me datėn 1 Janar, vjen pėr vizitė nė Gardė Kryeministri i vendit zoti Sali Berisha ku dhe drekoi me gardistėt. Nė atė kohė, ndryshimet nė Gardė sapo kishin filluar dhe gjendja ishte pothuajse e mėparshmja. Tė them tė vėrtetėn tė gjithė ne u ndjemė nė vėshtirėsi, por inkurajimi dhe porositė qė na dha Kryeministri na motivuan shumė pėr tė punuar. Mbėshtetja e Qeverisė pėr tė ndryshuar pamjen e Gardės, puna e palodhur e tė gjithėve, menaxhimi i saktė i fondeve, bėnė tė mundur qė 80-vjetori ta gjejė Gardėn tė reformuar dhe me ndryshime tė rėndėsishme nė strukturė e infrastrukturė, u realizua vlerėsimi sipas gradave, u realizuan investime tė mėdha me kompleksin mencė-kuzhinė, investime nė tė gjitha ambjentet e punės, e jetesės dhe kalimit tė kohės sė lirė, u krijua njė sallė drejtimi bashkėkohore dhe njė sallė interneti pėr mėsim e argėtim pėr gardistėt, u rrit norma e ushqimit pėr gardistėt.
Nė kėtė 80-vjetor pėr herė tė parė u realizua njė simposium shkencor me tematikė Garda 80 + vjet... ku u trajtuan periudhat historike qė ka kaluar Garda, nė kėtė festė morėn pjesė mjaft personalitete, ministra, ish-ministra, deputetė, pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve shtetėrore dhe pėrfaqėsues tė komunitetit fetar, diplomat e Atashe tė vendeve tė huaja, ish-gardistė e mjaft miq e dashamirės tė Gardės. Nė kėtė festė nderoi me pjesėmarrjen e Tij, Presidenti i Republikės Z.Bamir Topi dhe N/Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Z.Fatos Beja.
Me kėtė rast dhe pėr rezultatet e arritura Garda e Republikės u dekorua nga Presidenti i Republikės.
Sigurisht qė edhe gradimi im me gradėn Gjeneral, ka qėnė pėr mua mjaft emocionues, unė e konsideroj kėtė si njė vlerėsim tė madh pėr punėn time, por dhe vlerėsim pėr Gardėn, pėr drejtuesit, pėr punėn e tė gjithė strukturave. Vlerėsimi me gradėn Gjeneral do tė jetė njė obligim pėr mua pėr tė punuar mė shumė, e pėr tė justifikuar kėtė vlerėsim.
Sa kohė i kushtoni punės dhe sa familjes suaj?
Ėshtė e vėrtetė qė unė i kushtoj shumė kohė punės, kjo pėr shumė arsye, pėr vet natyrėn e punės qė ka Garda pėr tė realizuar misionin e saj pėr sigurinė e P.L.SH-ve tė vendit dhe tė huaja, zhvillimi i aktiviteteve tė personaliteteve nė kohė tė ndryshme, shtrirja e stukturės sė Gardės nė shumė rrethe tė vendit, nevoja pėr tė qėnė nė ēdo kohė nė detyrė, situatat qė mund tė krijohen nė mjaft raste kėrkojnė dhe prezencėn e drejtuesve nė detyrė, por a gjej kohėn pėr tju pėrkushtuar familjes? Po e gjej; gjej kohėn dhe mundohem qė tė jem prezent, tė aktivizohem nė tė gjitha aktivitetet e familjes duke u munduar qė tė mos neglizhoj, por edhe ata; bashkėshortja e fėmijėt, mė kuptojne dhe ndihmojnė shumė qė unė tė jem sa mė pak i ngarkuar, unė i vlerėsoj e i falenderoj, i dua shumė, ata bėjnė shumė pėr mua.
A mendoni se karakteri juaj ėshtė formuar qysh nė fėmijėri apo ėshtė ndėrtuar udhės gjatė viteve?
Mendoj se fėmijėria ka njė ndikim mjaft tė rėndėsishėm nė formimin e karakterit tė secilit. Nė atė moshė fiksohen dhe kultivohen lehtė gjėrat, mendoj se mosha e fėmijėrisė ėshtė si puna e plastelinės, qė mund ti japėsh formėn qė dėshiron. Por mendoj qė shumica e gjėrave edhe karakteri forcohen e ndėrtohen mirė gjatė viteve, ndikim mjaft tė rėndėsishėm pėr mendimin tim luan shkolla qė mbaron, shoqėria me tė cilėn punon, si dhe vlerėsoj shumė pikat e referimit qė zgjedhė ēdo njeri, ku mund ti shėrbejnė si etalon qė e udhėheqin kėdo nė jetė. Por, pavarėsisht nga kėto, vitet e fėmijėrisė, ngelin baza e patjetėrsueshme nė jetėn e secilit.
Pėrgjithėsisht shquheni si person qė u shkoni gjėrave deri nė fund, pavarėsisht vėshtirėsive. A u ka ndodhur ndonjėherė tė hiqni dorė nga pėrpjekjet?
Edhe kjo ka tė bėjė ndoshta pjesėrisht me fėmijėrinė, por pėrballja me mjaft vėshtirėsi nė jetė, lufta pėr ti pėrballur e pėr tė ecur pa u ndikuar nga tė tjerėt mė kanė forcuar vullnetin pėr tju shkuar gjėrave deri nė fund. Praktikisht mendoj qė ėshtė mė mirė qė tė mos harxhojmė kohėn me njė problem, se sa ta fillosh e ta lesh nė mes atė, apo tė tėrhiqesh. Nuk e kam fjalėn qė tė mos tėrhiqesh pėr njė problem qė e vlerėson se ėshtė gabim, nė tė tilla raste duhet tė tėrhiqesh menjėherė dhe sa mė shpejt, pasi kjo pėr mendimin tim ėshtė meritė dhe jo paaftėsi apo disfatė. Unė e kam fjalėn qė nuk duhet tėrhequr nga gjėrat qė shikohen tė vėshtira pėr tu realizuar ose problematike pėr tu trajtuar, nga tė tilla probleme nuk duhet tė tėrhiqemi, por duhet luftuar dhe me ēdo kusht u duhet shkuar gjėrave deri nė fund sepse vetėm kėshtu puna mund tė jetė e suksesshme. E rėndėsishme ėshtė qė drejtuesi tė punojė me ndershmėri e drejtėsi pa atakuar askėnd padrejtėsisht.
Si ėshtė raporti juaj me veten, jeni person qė keni vlerėsim tė lartė pėr veten?
Unė mendoj se vlerėsimi edhe pėr veten tonė ėshtė i rėndėsishėm, pa e ngatėrruar me mendjemadhėsinė dhe euforinė, duhet tė jemi sa mė objektiv dhe me vlerėsimin ndaj vetes. Por e rėndėsishme mendoj se ėshtė tė jemi kritik e kėrkues ndaj vetes, kjo ėshtė e domosdoshme pėr realizimin e objektivave. Sensi kritik qė mund tė ketė secili ndaj vetes absolutisht ndihmon pėr tė reflektuar ndaj gabimeve dhe pėr tė ecur me shpejtėsi nė drejtimin e duhur.
Aktualisht ēfarė libri jeni duke lexuar?
Po lexoj njė libėr, Kohė barbare tė Ismail Kadaresė, herė pas here lexoj libra, pasi koha e lirė kalohet mirė me librin dhe pėrfitoj shumė prej leximit, por pėr mua shėrben dhe si moment ēlodhės. I kushtoj vėmendje edhe librave qė pėrputhen me profesionin.
Mund tė pėrmendni disa nga shkrimtarėt e preferuar?
Po. Mė pėlqen shkrimtari Zija Ēela, kam lexuar shumė Petro Markon, Lasgush Poradecin, herė pas here lexoj libra tė Kadaresė, e autorė tė tjerė qė dalin me botime tė reja.
Cilat janė projektet pėr vitin 2009?
Viti 2009 ėshtė njė vit zgjedhor, ku aktivitetet e P.L.SH-ve nė Tiranė e nė rrethe do tė jenė tė shumta. Nga tė gjitha strukturat e Gardės do tė ketė njė angazhim tė plotė pėr tė kryer detyrėn me profesionalizėm. Por, krahas detyrės funksionale qė ka Garda, kemi dhe mjaft objektiva per te realizuar si; Pėrgatitja e miratimi i legjislacionit tė nevojshėm nė pėrshtatje me ndryshimet qė ka pėsuar e do tė pėsojė Garda, ribėrja e rregullores sė jetės sė brendshme dhe e rregullores se disiplinės, miratimi i uniformės dhe i gradave, miratimi i strukturės sė re, objektiv mbetet miratimi i statusit tė punonjėsit tė Gardės.
Intervistoi:Valbona NDREKA
Specialiste e Marrėdhėnieve me Publikun dhe Zėdhėnėse
|
|
|
|
|
|