Trajnimi: “Dhënia e ndihmës së parë në rast aksidentesh”

Kryqi i Kuq Shqiptar zhvilloi një trajnim treditor me temë “Dhënia e ndihmës së parë në rast aksidentesh” në ambientet e Gardës së Republikës. Punonjësit e Gardës u trajnuan mbi çështje si: mbështetje bazë për jetën në rastet e aksidenteve rrugore, gjakderdhjeve, djegieve, thyerjeve të gjymtyrëve, helmimeve apo pickimeve. Trajnimi ishte gjithëpërfshirës dhe u angazhuan në pjesëmarrje punonjës të të gjitha strukturave.

Ky trajnim është në vijim të ciklit të trajnimeve që Garda e Republikës zhvillon në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar në drejtim të zhvillimit të njohurive mbi dhënien e ndihmës së shpejtë.

stema

© Garda e Republikës 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.