MISIONI
Garda e Republikës së Shqipërisë është strukturë me status të veçantë në Ministrinë
e Brendshme, që ka për mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore
dhe të rezidencave, të përcaktuara në këtë ligj. Ajo varet nga Ministri i Brendshëm.
Misioni dhe statusi i Gardës nuk ndryshojnë në gjendje të jashtëzakonshme apo në
gjendje lufte.