NJOFTIM MBI AKSESIN NË OBJEKTIN “PALLATI I BRIGADAVE”

Nisur nga interesimi dhe kërkesat e shpeshta të qytetarëve lidhur me mundësinë e aksesit në ambientet e Pallatit të Brigadave, në zbatim të ligjit 119/2024 “Për të drejtën e informimit” të ndryshuar, Garda e Republikës informon si vijon:

Në zbatim të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar dhe Vendimit nr. 597, datë 13.10.2021 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Garda e Republikës është përgjegjëse për sigurinë e objektit “Pallati i Brigadave”.

Sa më sipër, bazuar në Vendimin nr.34, datë 7.01.1999 të Këshillit të Ministrave “Për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe trajtimin e Personaliteteve të Larta” të ndryshuar, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është institucioni kompetent për administrimin e objektit “Pallati i Brigadave”.