Rreth Autoritetit

Rreth Autoritetit

  • Struktura organizative/Organigrama
  • Ministria e Brendshme funksionon sipas strukturës së miratuar me urdhër të Kryeministrit Nr.16, datë 13.01.2021, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Brendshme”. Struktura organizative dhe pagat e nëpunësve pasqyrohet në organigramën bashkëlidhur urdhrit të cituar.
  • Organigrama dhe struktura e pagave të Ministrisë së Brendshme
  • Funksionet dhe detyrat e Ministrise se Brendshme
  • Funksionet dhe detyrat e Ministrisë së Brendshme janë në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe me programin e Këshillit të Ministrave. Ajo e ushtron veprimtarinë e saj në fusha të përgjegjësisë shtetërore të miratuar me VKM nr. 604, datë 20.10.2021 “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME”. Gjithashtu funksionet e MB përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit, të miratuar me Urdhër Nr.384, date 30.04.2019 sipas legjislacionit ne fuqi.
  • VKM Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MB
  • Rregullore e brendshme për funksionimin dhe organizimin e MB
  • CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
  • Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura për të marrë vendime
  • Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrisë së Brendshme janë Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjës për përcaktimin e objektivave të drejtorive përbërëse, përcaktimin e detyrave të drejtorive përbërëse, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të ministrisë. Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë ushtrohen në përputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e zgjedhjes së tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e MB ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave )
  • Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Ministrinë e Brendshme për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë:
  • Ministria e Brendshme
  • Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd 1. 1001, Tiranë
  • Orari: E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
  • E premte 08:00 – 14:00
  • (w) https://www.mb.gov.al
  • Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.