Bazuar në nenin 31, të Ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, nenin 3, të VKM Nr.1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, Garda e Republikës publikon formularin e njoftimit të operatorëve ekonomik të suksesshëm në marrëveshjen kuadër për kontratën “Blerje të mjeteve të transportit për Gardën e Republikës” për Lotet :
Loti I: “Automjet SUV për Drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve”;
Loti II: “Automjet 4×4 (S1) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve”;
Loti III: “Automjet 4×4 (S2) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve”.