![27858655_955386197955621_6039101418728009758_n 27858655_955386197955621_6039101418728009758_n](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/27858655_955386197955621_6039101418728009758_n-600x600.jpg)
Lidhur me fotografinë e shfaqur në seancën parlamentare të datës 15 Shkurt 2018 nga deputeti i partisë demokratike, Z. Sali Berisha, Garda e Republikës së Shqipërisë sqaron se personat e shfaqur në fotografi nuk janë efektivë të Institucionit tonë dhe nuk kanë asnjë lidhje me Gardën e Republikës. Është konstatuar se fotografia në fjalë është realizuar në një provincë të Italisë dhe Institucioni disponon edhe gjeneralitetet e personave që shfaqen aty. Ndjejmë keqardhje për këtë sulm publik nga ish Kryeministri i vendit, Z.Sali Berisha, pasi Garda e Republikës i ka shërbyer përherë konform ligjit dhe vazhdon ta bëjë me përkushtim të plotë.