Trajnim me Pameca V

Konferencë për Vlerësimin e Performancës së Policisë së Shtetit Shqiptar, e mbajtur në 17-18 Shtator 2019.
PAMECA V, në datat 17-18 Shtator organizoi një konferencë dy-ditore “Për praktikat më të mira të vendeve të BE-së në kryerjen e vlerësimit të performancës së punonjësve “. Konferenca mblodhi 52 pjesëmarrës, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe oficerë të rangut të lartë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Garda e Republikës.
Në fokus të konferencës ishte rëndësia e sistemit të vlerësimit të performancës individuale efikase dhe efektive të punonjësve.
Vlerësimi i performances u konsiderua si një nga elementët më të rëndësishëm të burimeve njerëzore dhe një tregues kryesor i zhvillimit të karrierës së punonjësve. Ishte për tu vlerësuar fakti se pjesëmarrësve iu ofrua një mundësi për të përfituar nga përvojat e Shteteve Anëtare të BE-së duke përshtatur disa modele të dobishme të sistemeve të tyre të vlerësimit të performancës për të përmirësuar praktikat dhe procedurat aktuale. Konferenca shërbeu si indricie për krijimin e një praktike të konsoliduar që punonjësit e Policisë dhe Gardës të ketë një sistem të drejtë dhe transparent të performancës, bazuar në meritë.
Konferenca vazhdoi me prezantimin e ekspertëve të Burimeve Njerëzore nga Shqipëria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Portugalia dhe Hollanda që prezantuan para homologëve shqiptarë sistemin e tyre të vlerësimit të performancës.