Vetingu në Gardën e Republikës

Pas miratimit të Ligjit Nr. nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” Garda e Republikës mori masat e nevojshme për zbatimin e detyrime që rrjedhin për çdo punonjës subjekt i ligjit.
Të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës që mbajnë gradë, në kuptim të nenit 15 të ligjit Nr. 8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” dhe nenit 6 të ligjit Nr. 9366, datë 31.03.2005 “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, u njohën me ligjin nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”.
Për një proces mbarëvajtjeje sa më të lehtë, pranë çdo strukture të Gardës së Republikës, u ngrit autoriteti përgjegjës i kryesuar nga drejtuesi i strukturës i cili ishte trajnuar paraprakisht mbi mënyrën e plotësimit të deklaratës së pasurisë, deklaratës për kontrollin e figurës dhe formularit të vetëvlerësimit profesional.
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe ai i Financës luajtën një rol kyç në të gjithë procesin pasi bënë të mundur aksesimin e deklaratës së pasurisë, të kontrollit të figurës dhe formularit të vetëvlerësimit profesional të strukturave të gardës dhe përllogaritjen e të ardhurave të punonjësve subjekt deklarimi duke ua vënë më pas në dispozicion materialet e përpunuara.
Në datën 25.04.2018 filloi procesi i dorëzimit të dokumentacionit nga punonjësit. Për këtë qëllim u ngrit salla me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si kompjutera, dosje e rafte metalik për vendosjen e tyre, u krijua rregjistri elektronik i punonjësve dhe u shtua personeli për administrimin e procesit.
Gjatë gjithë ditëve të dorëzimit të dokumentave nuk u vrejt asnjë anomali. U punua me orare të zgjatura përfshirë edhe fundjavat.
Në datën 05.05.2018, datë e parashikuar nga ligji, përfundoi dorëzimi i dokumentave nga punonjësit subjekt deklarimi.