Vizita e Presidentes së KE, Ursula von der Leyen në Shqipëri

Ditën e sotme, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Tiranë dhe zhvilloi një vizitë njëditore në Shqipëri. Që prej mbërritjes së saj në vendin tonë, Znj. Von der Leyen u sigurua nga punonjësit e Gardës së Republikës, konkretisht nga sektori i delegacioneve. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Pallatin e Brigadave, shërbimet ceremoniale me nderimet e rastit u kryen nga sektori përkatës, pjesë e Gardës. I gjithë aktiviteti pati një mbarëvajtje të suksesshme, nën masa të plota sigurie dhe qetësie, falë edhe bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese të sigurisë.