Pas zhvillimit të ceremonisë së pritjes në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, Presidenti italian, Sergio Mattarella vendosi kurorë në Varrezat e Dëshmorëve. Gjatë zhvillimit të homazheve, sipas ceremonialit zyrtar të shtetit në rastet e vizitave të krerëve të shteteve, u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Drejtues Madhor Gramos Sako.
![1](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/1-15-600x600.jpg)
![2](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/2-12-600x600.jpg)
![3](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/3-11-600x600.jpg)
![4](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/4-11-600x600.jpg)
![5](https://www.garda.gov.al/wp-content/uploads/2023/11/5-9-600x600.jpg)