Vizita e Zëvendëskryeministrit të Republikës Popullore të Kinës

Në kuadër të festimeve të 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, organizuan në Tiranë konferencën me temë “65 vjet Shqipëri-Kinë”. Për këtë rast, vendin tonë e vizitoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës. Delegacioni u sigurua nga punonjësit e Gardës gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, duke nisur nga momenti i mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, duke vijuar me aktivitetin në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.